Dita e Verës, festa e lashtë që sjell pranverën dhe gëzimin  

Date:

Share post:

Shqipëria feston sot Ditën e Verës, një nga festat më të lashta pagane, e cila simbolizon ardhjen e pranverës dhe rigjallërimin e natyrës. Me rrënjë të thella në traditat ilire, kjo festë e ka qendrën e saj në Elbasan, por është bërë një festë mbarëkombëtare. Traditat e festimeve të saj ruhen edhe në Dibër e zona të tjera të vendit duke sjellë gëzim e gjallëri në qytete dhe familje anembanë vendit.  

Sipas traditës, 14 Marsi shënon fundin e dimrit dhe futjen në një cikël të ri jete, ku natyra çel, e bashkë me të, edhe shpresat për një vit të mbarë. Kjo festë lidhet me kultin e natyrës. Në qytetërimet e lashta dikur njihej si dita e hyjneshës Artemisa, apo Diana, simbol i pjellorisë, ngrohtësisë dhe lidhjes me natyrën.

Në Elbasan, qytetin ku kjo festë ka ruajtur më shumë origjinalitetin, rrugët mbushen plot me njerëz të ardhur nga zona të ndryshme, organizohen aktivitete festive dhe nuk mungon ballokumja, ëmbëlsira tradicionale që është kthyer në simbol të Ditës së Verës.  

Në Elbasan, Tiranë dhe qytete të tjera, festimet përfshijnë koncerte, panaire, aktivitete sportive dhe evente familjare, duke krijuar një atmosferë të gjallë e festive. 

Edhe në Durrës këtë vit do të ketë aktivitete të ndryshme.

Për shumë qytetarë, kjo ditë është një mundësi për të dalë në natyrë, për të kaluar kohë me të dashurit dhe për të festuar ardhjen e pranverës.  

Dita e Verës mbetet një nga festat më të dashura në vend, duke ruajtur një trashëgimi të pasur kulturore dhe duke sjellë çdo vit emocione të bukura për të gjithë.

Gëzuar!

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Muratori shqiptar vdes në punë/ Sindikatat protestojnë, komuniteti shqiptar në zi

Tommaso Torri Prokurorja Sara Posa ka urdhëruar autopsinë e trupit të Saim Myrtajt, muratorit 59-vjeçar shqiptar që vdiq të...

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

Një efektiv i Komisariatit të Policisë së Krujës është dhunuar nga persona të paidentifikuar, pak pasi kishte përfunduar...

Bordi ul me nga 3 lekë çmimin e karburanteve! Nga ora 11:30 nafta shitet 210 lekë/litri, benzina 190 lekë/litri

Bordi i Transparencës ka ulur me nga 3 lekë çmimin e naftës dhe të benzinës. Nga ora 11:30...

Shpërthimi që plagosi të moshuarën rikthen në vëmendje rrezikun e bombolave të gazit në banesa

Një grua rreth 75 vjeçe raportohet se mbeti e plagosur dhe një kat i banesës së saj u...