Një efektiv i Komisariatit të Policisë së Krujës është dhunuar nga persona të paidentifikuar, pak pasi kishte përfunduar turnin e dytë të punës.
Sipas njoftimit paraprak, bëhet fjalë për efektivin Alesio Basha, 19 vjeç, i cili dyshohet se është zënë në pritë pranë banesës së tij. Autorët e kanë goditur me sende të forta dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se polici i ka shkruar në rrjetin social Instagram një vajze dhe mund të jenë vëllezërit e saj dhunuesit.
Basha kishte rreth një muaj që kishte nisur punën në Komisariatin e Krujës.


