Kacani: 7 Prilli, një thirrje për rezistencë kundër betonit dhe harresës

Date:

Share post:

Në një deklaratë me tone kritike ndaj pushtetit vendor dhe qendror, kandidati i Lëvizjes Bashkë në Durrës, urbanisti Artan Kacani, ka reaguar këtë 7 Prill, ditë e cila përkujton rezistencën ndaj pushtimit fashist. Duke folur nga sheshi përballë bustit të Mujo Ulqinakut, Kacani theksoi se kjo datë dikur i përkiste popullit, por sot është përvetësuar nga pushteti.

“Përfaqësuesit e qeverisë vijnë çdo vit me lule në dorë dhe fjalë të zbrazëta në gojë. Me të njëjtën lehtësi që hedhin kurorën, firmosin për betonizimin e qytetit, duke shuar vendet e kujtesës dhe rezistencës,” tha ai.

Kacani kritikoi projektet e qeverisë në Durrës, duke përmendur kullat, projektin “Veliera” dhe rrënimin e ndërtesave historike si shembuj të një pushteti që, sipas tij, e ka shndërruar qytetin në një makineri ndërtimi në funksion të klientelës.

“Ky nuk është më një shesh publik. Është një fasadë pushteti. Një shembull i qartë sesi Partia Socialiste është shkëputur nga idealet e së majtës,” u shpreh ai.

Duke iu referuar figurës së Mujo Ulqinakut, heroit që i doli përballë pushtuesve fashistë, Kacani theksoi se ai nuk ishte simbol i ceremonive, por i veprimit. “Ai përfaqëson guximin qytetar, jo protokollet boshe të një qeverie që nuk ka më asgjë të përbashkët me idealin e së majtës.”

Në përfundim, kandidati i Lëvizjes Bashkë theksoi se 7 Prilli i përket atyre që rezistojnë dhe jo atyre që shfrytëzojnë kujtesën historike për përfitime politike.

“Ne jemi këtu për të ndërtuar një shoqëri të ndershme, mbi drejtësi, solidaritet dhe guxim politik. Ky nuk është fundi i historisë, është fillimi i një rezistence të re.”

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...

Një mësues humb jetën në rrugën e shkollës dhe harresës

Ai nuk ishte ushtar, por ra në krye të detyrës. Nuk kishte armë, por një çantë me ditarin...