Një kryebashkiak në paraburgim, një votë që udhëton nga Tirana në Durrës

Date:

Share post:

Në një zhvillim jo të zakontë dhe pse të pritshëm në skenën politike shqiptare, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej shkurtit të këtij viti, ka ndryshuar vendvotimin. I detyruar ai është regjistruar si votues në Durrës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. I arrestuar me urdhër të SPAK-ut nën akuzat për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, Veliaj aktualisht ndodhet në Burgun e Durrësit, aty ku për ironi të fatit pritet të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese për të votuar.

Përmes të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezulton se emri i tij është zhvendosur zyrtarisht nga lista e zgjedhësve në Tiranë, për në atë të Bashkisë së Durrësit.
Fakti që një kryetar bashkie, ndonëse i ndaluar, ndryshon zonën zgjedhore ku voton, vë në pikëpyetje edhe pozicionin e tij si i zgjedhur, pozicion që vazhdon ta mbajë de jure. Çfarë ndikimi do të ketë vota e tij dhe ai te votuesit e tjerë në burg në rezultatin e zgjedhjeve në Qarkun e Durrësit? A do ta konsiderojë ende veten Veliaj një figurë me peshë në Partinë Socialiste dhe në radhët e elektoratit? A do të ketë ndikim edhe gjatë periudhës së paraburgimit? Si do të votojë ai dhe për kë kandidat/e?

Rasti i Veliajt është një shembull i rrallë i ndërlikimeve midis drejtësisë penale dhe të drejtës politike për përfaqësim. Prania e tij në listat e Durrësit, pikërisht aty ku ndodhet fizikisht i arrestuar, përforcon ndjesinë se politika dhe drejtësia janë përplasur në mënyrë të pazakontë në këtë prag zgjedhor.

Deri në zbardhjen përfundimtare të dosjes së tij, lëvizja e votës së Veliajt nga Tirana në Durrës nuk mbetet thjesht një detaj teknik, por një element që pritet të sjellë zhvillime të tjera teksa pasqyron tensionin mes sistemit të drejtësisë, një kryebashkiaku kryeqytetas në qeli dhe sferës politike shqiptare.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humb jetën 23-vjeçari

Një aksident tragjik është shënuar në aksin rrugor Fushë-Krujë–Tiranë, në afërsi të fshatit Larushk, ku një 23-vjeçar me...

Zjarre në fshatrat e Peqinit, dy helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatrat Galush dhe Gjevurtë, të Peqinit, duke djegur rreth 20...

Nuk ishte nëna e tij, as mësuesja, Gruaja që përloti maturantin në ditën e diplomimit

Një përqafim pas ceremonisë së diplomimit është bërë viral për një arsye të veçantë: pas lotëve të një...

Kanceri i gjirit, thirrje për kontrolle në kohë: “Një hap i vogël që mund të bëjë një ndryshim të madh”

Me nisjen e fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, vëmendja rikthehet te një prej faktorëve që...