Aksidenti tragjik/ Dorina, zemra shqiptare që jetonte për familjen dhe komunitetin

Date:

Share post:

Një aksident tragjik rrëmbeu jetën e Dorina Bardhit, 46-vjeçares nga Durrësi, e cila prej vitesh jetonte në Itali me bashkëshortin dhe tre vajzat e saj. Ngjarja ndodhi në mesditën e së hënës, në rrugën provinciale të Pozzuolo Martesana pranë Milanos, ku makina e saj Opel Meriva u përplas kokë më kokë me një kamion që vinte nga drejtimi i kundërt. Goditja ishte fatale për Dorinën. Në krah të saj ndodhej vajza e vogël, Mia, vetëm 9 vjeç, e cila u dërgua me urgjencë me helikopter në spitalin e Bergamos. Gjendja e saj fillimisht ishte kritike, por mjekët arritën ta stabilizonin. Zoti dhe në një mënyrë të pashpjegueshme, vetë e ëma, duket se e mbrojtën atë në çastet më të rënda.

Dorina nuk ishte thjesht një nënë e përkushtuar, por një shtyllë për komunitetin e saj në Albignano. Ajo kontribuonte aktivisht në famulli, në oratori dhe bashkëpunonte me shoqata të ndryshme. Organizonte me pasion festa, aktivitete dhe evente për fëmijët, gjithmonë me buzëqeshje dhe përkushtim. “Një grua e mrekullueshme”, thotë një nga njohjet e saj të shumta, “e cila jepte gjithçka për familjen dhe për të tjerët”.

Tragjedia ndodhi vetëm pak çaste pasi Dorina kishte kaluar një mbikalim dhe kishte hyrë në rrugën kryesore drejt Cassano d’Adda. Për arsye që ende po hetohen, makina e saj devijoi nga rruga dhe përfundoi në përplasje fatale me kamionin. Mjeti i vogël u kthye në një grumbull hekuri, ndërsa autoritetet, karabinierët, zjarrfikësit dhe policia lokale e Adda Martesana, punuan me orë të tëra për të zbardhur ngjarjen dhe për të kthyer normalitetin në zonë.

Dhimbja është e thellë në komunitetin e Trucazzanos dhe veçanërisht në zemrat e atyre që patën fatin ta njihnin Dorinën. Ajo la pas një boshllëk të pazëvendësueshëm. Ishte një grua dhe nënë që jetonte me dashuri për vajzat e saj, një grua që kontribuonte me pasion për të mirën e përbashkët, siç shprehen ata që e njihnin, dhe një shqiptare që nderonte vendin e saj çdo ditë me punë, përkushtim dhe zemër të madhe.
Nga mbrëmë një zemër më pak që rreh, po një shpirt më shumë në mbrojtje të bijave dhe njerëzve të dashur.

Tani, shpresa dhe lutjet janë për Mian e vogël që ajo të shërohet dhe të rritet me kujtimin e një nëne të jashtëzakonshme që i fali dashuri dhe jetë, deri në çastin e fundit.
Lamtumir Dorin! Prehu në paqe!
V. Q.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarri në Mallakastër, digjen 15 hektarë me pisha; evakuohen 15 familje

Të paktën 15 hektarë sipërfaqe me pisha janë përfshirë nga flakët në fshatin Riban të Mallakastrës, ndërsa zjarri...

Sherri mes kompanive të Pacollit dhe Ademit për Aeroportin e Vlorës, Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës

Pas skadimit të të gjitha afateve kontraktuale dhe thellimit të konfliktit mes "Mabco Constructions" të Behgjet Pacollit dhe...

“I love Durrës”, simboli i ri në shëtitoren “Taulantia”

Një simbol i ri i është shtuar hapësirës publike të Durrësit, me synimin për të promovuar historinë, kulturën...

Fier/Përfshihet nga flakët një banesë, shpëtohen të moshuarit nga fqinjët

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët pasditen e së martës në fshatin Fier-Shegan. Në banesë jetonin një çift...