Zbardhet ngjarja në Fier – Babë e bir qëlluan me armë e përplasën me makinë nënë e bir, pranga 66-vjeçarit

Date:

Share post:

Një konflikt mes të rinjsh ka përfshirë dhe prindërit, familjet e tyre. Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në fshatin Dërmenas të Fierit, ku dy persona, nënë e bir, mbetën të dëmtuar pas një konflikti të armatosur e më pas një përplasjeje me makinë.

Sipas të dhënave zyrtare, shtetasi A. Cimili, 66 vjeç, në bashkëpunim me të birin, A. Cimili, 23 vjeç, qëlluan me armë zjarri në drejtim të një motomjeti ku ndodheshin shtetasit Suzana Mërnica, 50 vjeçe, dhe djali i saj 26 vjeç. Të dy palët janë banorë të zonave përreth, konkretisht autorët nga Dërmenasi dhe të dëmtuarit nga fshati Sulaj.

Nga të shtënat nuk pati të plagosur nga armët, megjithëse paraprakisht u dyshua se 50-vjeçarja kishte mbetur e plagosur. Ekspertiza mjeko-ligjore konstatoi se dëmtimet ishin pasojë e përplasjes së motomjetit nga automjeti i drejtuar nga 23-vjeçari, i cili, pas të shtënave, goditi qëllimisht motorin ku udhëtonin nënë e bir dhe më pas u largua bashkë me të atin.

Policia ka arrestuar 66-vjeçarin A. Cimili, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e të birit, i shpallur në kërkim. Hetimet e para tregojnë se ngjarja është pasojë e një konflikti të mëparshëm mes dy të rinjve.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja arme zjarri, një automjet dhe tre aparate celularë, që pritet të shërbejnë për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme nën akuzat për “Vrasje me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Meloni i propozon UE “Kampe riatdhesimi” në vende të treta si në Shqipëri

Shfrytëzimi i krizës së Ceutës për të përfituar në Bruksel. Ky është objektivi i qeverisë italiane, e cila...

“Ambasadori i SHBA-së refuzoi një mbledhje në Boston se priten ngjarje në Shqipëri, Azem Hajdari apo…”/ Zbulohet raporti sekret i Ramiz Alisë

Kur s’kishin kaluar as tre muaj nga shpallja e pluralizmit politik në Shqipëri dhe vendi ishte në prag...

Lezhë/ E qëlluan me armë ndërsa lëvizte me makinë, 30-vjeçari u shpëton plumbave

Një 30-vjeçar në Lezhë u ka shpëtuar paq plumbave në drejtim të tij. Ai po lëvizte me ‘Audi’-n e tij...

Arrestimi i Ermal Beqirit, SPAK kërkon ekstradimin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin...