“Peshkatari” i Durrësit, sërish viktimë e vandalizmit. Arti publik në rrezik

Date:

Share post:

Skulptura urbane “Peshkatari”, e vendosur në shëtitoren bregdetare të Durrësit, pranë “Sfinksit”, është dëmtuar sërish, duke ngritur shqetësime të mëdha për ruajtjen e trashëgimisë artistike dhe sigurinë e veprave në hapësirat publike.

E realizuar nga skulptori Dylber Neziri dhe e vendosur buzë detit që prej vitit 2016, kjo vepër është kthyer në simbol të zonës turistike. Por për fat të keq, ajo është gjithashtu një nga skulpturat më të dëmtuara të qytetit. Pavarësisht restaurimeve të përsëritura, hera e fundit vetëm disa muaj më parë dhe më pas u rivendos në vendin e vet nga Agjencia e Parqeve Urbane, “Peshkatari” nuk ka mundur t’i shpëtojë veprimeve të vazhdueshme vandaliste.

Mbrëmjen e kaluar, vepra u dëmtua sërish. Ky incident ndodh vetëm një muaj pas dëmtimit të dy skulpturave të tjera urbane në qytet, Tina Turner dhe John Lennon, pjesë e kompleksit artistik urban në shëtitoren “Taulantia”.

Dëmtimet e vazhdueshme të këtyre veprave ngrenë një problem serioz për mungesën e mbrojtjes fizike, vëzhgimit dhe ndëshkueshmërisë ndaj vandalëve. Po ashtu, ato theksojnë nevojën për një ndërgjegjësim më të madh qytetar për rolin e artit publik, që jo vetëm zbukuron hapësirat urbane, por ruan edhe identitetin dhe kujtesën kolektive të qytetit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Nuk ishte nëna e tij, as mësuesja, Gruaja që përloti maturantin në ditën e diplomimit

Një përqafim pas ceremonisë së diplomimit është bërë viral për një arsye të veçantë: pas lotëve të një...

Kanceri i gjirit, thirrje për kontrolle në kohë: “Një hap i vogël që mund të bëjë një ndryshim të madh”

Me nisjen e fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, vëmendja rikthehet te një prej faktorëve që...

“Kërkoj falje”, italiani pranon vrasjen e shqiptarit në Itali, dorëzon çekun prej 5 mijë eurosh në gjykatë

Moreno Violetto ka pranuar në sallën e gjyqit se ka vrarë Fatos Cenajn, ish-punonjësin shqiptar të policisë penitenciare,...

Mësuesi 60-vjeçar i Lushnjës mbetet në burg, dyshohet se ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren

Gjykata e Fierit ka caktuar arrest në burg per mësuesin 60-vjeçar Madrid Sula, i cili u arrestua pak...