Gjendet i pajetë 27-vjeçari që ishte zhdukur prej 6 prillit në zonën malore të Pashtrikut

Date:

Share post:

Pas disa ditë kërkimesh, është gjetur pa shenja jete këtë të enjte 27-vjeçari Ajet Lleshi, i cili kishte humbur kontaktet me familjarët që prej datës 6 prill në zonën malore të Pashtrikut, në Has.

Ajeti kishte dalë në mëngjes për të mbledhur dru zjarri, por nuk ishte kthyer më në shtëpi. Moti i keq e kapi në mal. Familja, e alarmuar nga mungesa e kontaktit, nisi menjëherë kërkimet në kushte të vështira moti dhe terreni. Babai i tij, Rizai, së bashku me tre xhaxhallarët, u shpërndanë në zona të ndryshme për të rritur mundësinë e gjetjes së tij.

Përpjekjet e tyre, si edhe ato të policisë, dhe shërbimeve të kërkimit malor të Kosovës nuk sollën rezultat për disa ditë me radhë. Gjatë kësaj kohe, babai i të riut u ndje keq fizikisht nga lodhja dhe stresi, duke humbur ndjenjat, por fatmirësisht mori ndihmën e nevojshme dhe filloi.

Trupi i pajetë i Ajet Lleshit u gjet sot. Lajmi u konfirmua edhe nga vetë familjarët e të ndjerit, të cilët ndodhen në gjendje të rënduar emocionale pas kësaj ngjarjeje të dhimbshme dhe humbjeje të parakohshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Lezhë/ E qëlluan me armë ndërsa lëvizte me makinë, 30-vjeçari u shpëton plumbave

Një 30-vjeçar në Lezhë u ka shpëtuar paq plumbave në drejtim të tij. Ai po lëvizte me ‘Audi’-n e tij...

Arrestimi i Ermal Beqirit, SPAK kërkon ekstradimin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin...

Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, dyshohet për një viktimë

Një aksident i rëndë është regjistruar në një galeri kromi në malin e Tërnovës të Bulqizës Dyshohet se është...

Zjarr i madh në Fushë-Arrëz, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu mesditën e së shtunës në fshatin Bardhet, njësia administrative Qafë Mali,...