Dhoma e Avokatisë Durrës paralajmëron bojkot!

Date:

Share post:

Dhoma e Avokatisë Durrës paralajmëron bojkot të të gjitha seancave gjyqësore nga kjo e hënë, 3 qershor deri më 7 qershor.

Sipas informacioneve, ky vendim është marrë pasi avokatët nuk lejohen të hyjnë në gjykatë, por të presin jashtë me palët dhe me kundërshtarët, situatë e cila mund të shkaktojë konflikt mes palëve. “Po denigrohet figura e avokatit ndaj ndodhin dhe ngjarje të rënda. Gjykata po krijon një trajtim tê pabarabartë mes palëve”, shprehen avokatët durrsakë.

“Pas ezaurimit të të gjitha mundësive për zgjidhjen e problemit së lënies së Avokatëve jashtë ambienteve të Gjykatës Shkallës Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Durrës, si dhe mbledhjes së jashtëzakonshme të anëtarëve të Dhomës së Avokatisë Durrës, Kryesisë së Dhomës dhe Komitetit Drejtues, Dhoma e Avokatisë Durrës ka marrë vendimin për: “…Bojkotimin e të gjitha seancave gjyqësore civile dhe penale”.

Përjashtim nga ka ky bojkotim bëjnë pjese vetëm seancat gjyqësore për masat e sigurimit, zëvendësimin dhe shuarjen e tyre. Ky vendim ka efekt për datat 03.06.2024 – 07.06.2024, periudhë gjate ose pas së cilës dhoma do të dalë me një vendim të ri.

Sqarojmë se të gjithë avokatët të cilët do të rezultojnë se kanë marrë pjesë në seancat gjyqësore për të cilat me këtë vendim është bërë bojkotimi i tyre, Komiteti i Disiplinës do fillojë procedim administrativ ndaj tyre”, shkruhet në vendimin e marrë nga Dhoma e Avokatisë Durrës e drejtuar nga avokati Lorval Petani.

©️zërionline

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...