Një dekadë pa shatërvanin e kujtesës: Harresa që mbuloi simbolin e Durrësit

Date:

Share post:

Dhjetë vite kanë kaluar që nga momenti kur shatërvani i sheshit “Liria” në Durrës u zhduk nga qendra e qytetit, në heshtje, gjatë natës. Ishte viti 2015, kur një firmë ndërtimi e angazhuar për rikualifikimin e sheshit nisi punimet dhe, pa paralajmërim publik, largoi një nga simbolet më të dashur për durrsakët.

Shatërvani nuk ishte thjesht një element dekorativ. Ai përfaqësonte kujtime kolektive, takime familjare, fëmijëri të ngrohta dhe net verore në qendër të qytetit, ulur rreth tij. Heqja e shatërvanit solli një valë protestash qytetare, përfshirë një peticion me mbi 6 mijë firma që kërkonin mosprishjen dhe ruajtjen e tij në vendin origjinal. Shoqatat për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore reaguan ashpër, duke akuzuar Bashkinë për mungesë transparence dhe për shpërfillje të vlerave historike të qytetit.

Zyrtarisht, ishte premtuar se shatërvani do të vendosej në një tjetër shesh të Durrësit, por realiteti është krejt tjetër. Sot, dhjetë vite më vonë, ai ndodhet në një gjendje të mjerueshme. I braktisur, i dëmtuar dhe jashtë vëmendjes institucionale. Një foto e fundit tregon atë që ka mbetur nga ky monument që dikur freskonte zemrën e qytetit, sot i rrëzuar dhe i harruar, si kujtesë e përbuzur e brezave të tërë.

A duhet t’i rikthehet qytetit ky simbol? A është vonë për t’i dhënë jetë një kujtese që ende mbijeton në mendjen e shumë durrsakëve?

Në një kohë kur qytetet e mëdha bëjnë përpjekje për të rivlerësuar trashëgiminë e tyre urbane, rasti i shatërvanit të Durrësit, dhe jo vetëm, mbetet një plagë e hapur për identitetin e tij. Dhe pyetja mbetet: sa herë mund të lejojmë që historia të largohet në mes të natës, pa lënë gjurmë?

V.Q.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

U plagos me thikë në Tiranë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

49-vjeçari i cili u plagos me thikë mbrëmjen e djeshme në Tiranë ka ndërruar jetë në spital. 49-vjeçari Kreshnik...

Detaje nga plagosja te “Petro Nini”, 49-vjeçari në gjendje kritike; arrestohet autori

Detaje të reja janë mësuar nga plagosja me thikë e ndodhur mbrëmjen e sotme pranë gjimnazit “Petro Nini...

Kapet në Rusi “bosi” i 50 tonëve kokainë, Salvatore Aliu

Një prej emrave më të kërkuar të dosjes së madhe të kokainës është vënë në pranga. Salvatore alias...

Arresti i drejtoreshës së SHISH, Rama i delegon kompetencat Elvis Lilës, Drejtor i Departamentit Operativ

Elvis Lila, drejtori i Departamentit Operativ në SHISH është komanduar në krye të këtij institucioni nga kryeministri Edi...