Nga spitali psikiatrik në spital/ Autoambulanca përplaset me kamionin në Fier, disa të lënduar

Date:

Share post:

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme, në aksin Fier–Lushnjë, në vendin e quajtur “Vajkan”. Në përplasje janë përfshirë një automjet tip kamion, me drejtues Ilir Seitaj, dhe një autoambulancë, e drejtuar nga Jemin Tare.

Autoambulanca po transportonte një pacient nga Spitali Psikiatrik i Vlorës drejt banesës, kur ndodhi përplasja. Si pasojë, janë lënduar pacienti Genci Zylyftari, 38 vjeç, si dhe tre persona që e shoqëronin: babai i tij, Esat Zylyftari, 74 vjeç, banues në Skrapar; Hatem Bakillari, 54 vjeç, punonjës policie në komisariatin e Skraparit; si dhe infermieri Taulant Mekollari, banues në Çorovodë.

Të lënduarit janë transportuar menjëherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Kapet në Rusi “bosi” i 50 tonëve kokainë, Salvatore Aliu

Një prej emrave më të kërkuar të dosjes së madhe të kokainës është vënë në pranga. Salvatore alias...

Arresti i drejtoreshës së SHISH, Rama i delegon kompetencat Elvis Lilës, Drejtor i Departamentit Operativ

Elvis Lila, drejtori i Departamentit Operativ në SHISH është komanduar në krye të këtij institucioni nga kryeministri Edi...

Sërish zjarr në qytetin e Vlorës, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Një tjetër zjarr është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Flakët janë aktive në zonën mbi Spitalin...

Skandali me cerifikatën e COVID-it, reagon trajneri i Zvicrës: Do të gjejmë një zgjidhje për Granit Xhakën

Situata e Granit Xhakës ka marrë vëmendje të madhe në Zvicër, pas pranimit të mesfushorit se gjatë pandemisë...