Xhamia e Plumbit rikthehet në jetë, Një monument i shpirtit dhe historisë

Date:

Share post:

Me fjalët “një ëndërr që bëhet realitet”, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, përshkroi emocionin e inagurimit të Xhamisë së Plumbit, një prej monumenteve më të veçanta të trashëgimisë kulturore dhe fetare në vend. Pas një periudhe të gjatë restaurimi, ky objekt kulti u përurua sot në një ceremoni solemne, me praninë e personaliteteve të njohura dhe Ambasadorit të Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kağan Atay.

“Rikthimi i dinjitetit të këtij objekti unik në Ballkan na bën krenarë të gjithëve”, – u shpreh kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave historike dhe shpirtërore të qytetit.

Ambasadori turk në Tiranë vlerësoi restaurimin si një fryt bashkëpunimi mes dy qeverive, duke nënvizuar mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për ruajtjen e trashëgimisë osmane në Shqipëri.

Xhamia e Plumbit, e ndërtuar në vitin 1773 pranë hyrjes së Kalasë së Rozafës, është një perlë arkitekturore që mishëron elegancën e stilit klasik osman. Me kupolën e saj të mbuluar me plumb, nga e cila mori edhe emrin, dhe minaren e hijshme që ngrihet mbi peizazhin historik të Shkodrës, kjo xhami ka qenë përherë një simbol i identitetit kulturor të qytetit.

Pas dekadash dëmtimesh nga përmbytjet dhe erozioni i kohës, restaurimi i saj përfaqëson jo vetëm një arritje arkitekturore, por edhe një mesazh të fortë të bashkëjetesës fetare dhe ruajtjes së trashëgimisë. Sot, Xhamia e Plumbit qëndron më e bukur se kurrë, si një dëshmi e gjallë e shpirtit të Shkodrës që sfidon kohën.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arresti i drejtoreshës së SHISH, Rama i delegon kompetencat Elvis Lilës, Drejtor i Departamentit Operativ

Elvis Lila, drejtori i Departamentit Operativ në SHISH është komanduar në krye të këtij institucioni nga kryeministri Edi...

Sërish zjarr në qytetin e Vlorës, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Një tjetër zjarr është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Flakët janë aktive në zonën mbi Spitalin...

Skandali me cerifikatën e COVID-it, reagon trajneri i Zvicrës: Do të gjejmë një zgjidhje për Granit Xhakën

Situata e Granit Xhakës ka marrë vëmendje të madhe në Zvicër, pas pranimit të mesfushorit se gjatë pandemisë...

Nga Frida Kahlo te Darth Vader, George Lucas hap muzeun 1 miliard dollarësh

Pas 17 vjetësh përgatitje, krijuesi i “Star Wars” dhe Mellody Hobson hapën në Los Anxhelos një institucion me...