Kumbari që pikturoi dashurinë: Van Gogh dhe “Dega e bajames në lulëzim”

Date:

Share post:

Me rastin e lindjes së nipit të tij, më 31 janar 1890 në Paris, djalit të Theo Van Gogh dhe Johanna Bonger, Vincent Van Gogh pikturoi një nga veprat më të ndjera të jetës së tij. Fëmija mbante emrin e tij dhe Vincent ishte zgjedhur kumbar. I prekur thellë nga kjo ngjarje, piktori vendosi t’i dhuronte të porsalindurit një pikturë që do të përfaqësonte gëzimin dhe shpresën për jetën.

Një mëngjes të ftohtë shkurti, ndërsa ndodhej në Saint-Rémy në Provence, në zyrën e mjekut të tij, Van Gogh pa nga dritarja një pemë bajamesh që kishte lulëzuar para kohe. I magjepsur nga kontrasti mes delikatesës së luleve dhe ashpërsisë së dimrit, ai vendosi që një degë e saj të bëhej subjekti i dhuratës për Vincentin e vogël.

“Menjëherë fillova një kanavacë për djalin e Theos, për ta varur në dhomën e tyre të gjumit, një sfond qiellor blu, mbi të cilin bien në sy lule të mëdha bajamesh të bardha”, i shkruante ai nënës së tij më 15 shkurt.

Van Gogh e përpunoi temën disa herë, me një kujdes të rrallë, duke synuar të kapë atë moment të bukurisë së përjetshme që vetëm natyra di të ofrojë. Ai vetë e konsideronte këtë vepër si një nga më të mirat e tij: “dega e bajames është, ndoshta, piktura më e mirë që kam bërë, ajo që kam punuar me durimin dhe qetësinë më të madhe”.

Kanavaca përshkruan një sfond të pastër bruz, një qiell të kthjellët dhe të qetë. Në të, dominojnë ngjyrat e bardha, jeshile dhe blu, të pastra, të thella dhe të mbushura me jetë. Protagonistja është një degë e harlisur bajamesh në lulëzim, ku çdo lule është trajtuar me goditje të trasha furçash, por me një përpikmëri mbresëlënëse. Degët, të vizatuara me ngjyra jeshile dhe kafe, përfaqësohen me një thjeshtësi elegante, duke ruajtur dy-dimensionalitetin karakteristik të gravurave japoneze, që aq shumë e frymëzonin Van Goghun.

Në atë degë të thjeshtë, piktori shprehu emocione të forta: një dashuri të thellë, një mirënjohje të pafund për jetën dhe një dëshirë për paqe që ai vetë nuk e arriti. Vetëm disa muaj pas lindjes së nipit, Van Gogh do të shuhej.

Por Vincent Willem Van Gogh, nipi, do të rritej nën hijen frymëzuese të veprës së xhaxhait të tij, për të themeluar më vonë Muzeun Van Gogh në Amsterdam në vitin 1973, një homazh i përjetshëm për artin dhe dashurinë e trashëguar.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arresti i drejtoreshës së SHISH, Rama i delegon kompetencat Elvis Lilës, Drejtor i Departamentit Operativ

Elvis Lila, drejtori i Departamentit Operativ në SHISH është komanduar në krye të këtij institucioni nga kryeministri Edi...

Sërish zjarr në qytetin e Vlorës, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Një tjetër zjarr është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Flakët janë aktive në zonën mbi Spitalin...

Skandali me cerifikatën e COVID-it, reagon trajneri i Zvicrës: Do të gjejmë një zgjidhje për Granit Xhakën

Situata e Granit Xhakës ka marrë vëmendje të madhe në Zvicër, pas pranimit të mesfushorit se gjatë pandemisë...

Nga Frida Kahlo te Darth Vader, George Lucas hap muzeun 1 miliard dollarësh

Pas 17 vjetësh përgatitje, krijuesi i “Star Wars” dhe Mellody Hobson hapën në Los Anxhelos një institucion me...