Zhvendosja e fondit arkeologjik në Durrës, Gjinushi monitoron kushtet

Date:

Share post:

Kushtet teknike të ruajtjes, procesi i sistemimit dhe garantimi i vazhdimësisë shkencore të materialeve arkeologjike ishin në fokus të vizitës inspektuese të zhvilluar dy ditë më parë nga kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, në fondet arkeologjike të Durrësit.

Vizita, sipas Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, kishte për qëllim monitorimin e punimeve për transferimin e materialeve nga godina e vjetër, që do të rikualifikohet në kuadër të projektit të rikonstruksionit të Muzeut Arkeologjik të Durrësit, drejt një strukture të re, të posaçme, e ngritur për të garantuar ruajtjen afatgjatë dhe aksesin profesional mbi fondin arkeologjik të qytetit. Një strukturë, jashtë muzeut rajonal arkeologjik.

Gjatë inspektimit, Gjinushi u njoh me mënyrën e organizimit të inventarit dhe punën e stafit teknik, ndërsa vlerësoi procesin si një hap domethënës drejt standardizimit të infrastrukturës së ruajtjes muzeale dhe një model bashkëpunimi ndërinstitucional për mbrojtjen e trashëgimisë.
Zhvendosja e artefakteve arkeologjike të Durrësit nga godina ekzistuese drejt një strukture të re ruajtjeje, edhe pse e domosdoshme për shkak të rikonstruksionit të Muzeut Arkeologjik, ngre pikëpyetje mbi vendin, mënyrën dhe kohën e këtij procesi. Në vend që të paraprihej nga një strategji afatgjatë për ruajtjen dhe ekspozimin e pasurisë arkeologjike të qytetit, zhvendosja kryhet nën presion, me rrezikun e dëmeve që përkohshmëria të kthehet në zgjidhje të zgjatura. Vizita e kryetarit të Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi, shërbeu për të evidentuar përpjekjet e stafit për administrim teknik dhe shkencor, por gjithashtu nxorri në pah nevojën për më shumë koordinim dhe angazhim institucional për një trajtim më të qëndrueshëm dhe dashamirës të trashëgimisë arkeologjike të një qyteti me peshë historike si Durrësi.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Itali/ Tragjike, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën në banesë, vetëdorëzohet te karabinierët

Një 21-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë nënën e tij 39-vjeçare gjatë natës në banesën e familjes në...

Katër luftanije të NATO-s në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

Katër anije luftarake të NATO-s, dy gjermane, një italiane dhe një spanjolle, kanë mbërritur më 2 nëntor në...

Një hidrogel që riparon zemrën pas infarktit, zbulimi i shkencëtarëve argjentinas

Pas një infarkti, një pjesë e muskulit të zemrës mund të vdesë dhe të zëvendësohet nga indi mbresor....

Pas 28 vitesh në këmbë, Karl Bushby mbërrin në shtëpinë e nënës dhe mbyll udhëtimin rreth botës

Një udhëtim që zgjati gati tri dekada ka marrë fund. Aventurieri britanik Karl Bushby, 57 vjeç, është kthyer...