Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një reagim të minutave të fundit në rrjetet sociale, ka lëshuar akuza të rënda të drejtpërdrejta ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke zbardhur atë që e konsideron shantazh të organizuar brenda ambienteve të paraburgimit përmes Ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu.
Përmes një letre të shkruar me dorë, Veliaj ka sfiduar hapur Ramën duke i thënë “Ik!” nëse nuk nxjerr asnjë provë që e lidh atë me organizimin e protestave të fundit, të cilat i quajti “halucinacione bolshevike”.
“Unë vërtet kam më pak liri sesa Kryeministri, por kam shumë herë më tepër dinjitet se ai. Nuk e gjuaj shtëpinë time socialiste me gurë, por as nuk lejoj të gjuajë kush mbi dinjitetin tim,” shprehet Veliaj.
Tre kushtet e Ramës në qeli sipas letrës së Veliajt
Sipas shënimeve të tij, Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka shkuar në takim në qeli të premten në orën 22:30 për t’i përcjellë mesazhin e Ramës (të referuar si “R”), i cili kishte urdhëruar izolimin e tij nëse nuk pranonte tri kërkesa:
- Të pranojë përfshirjen me protestat e studentëve dhe “Flamingot”, ose do t’i shtohet akuza për “prishje të rendit kushtetues” duke u rrezikuar me 100 vjet burg te 313 dhe 302.
- Të hiqet dorë nga Bashkia Tiranë dhe t’ia delegojë drejtimin Arbër Hajdarit.
- Të mos këshillohet më me Plarent Ndrecën.
Ky reagim shënon krisjen më të rëndë dhe publike brenda kupolës së mazhorancës socialiste.




