Divorci/ Kryebashkiaku Erion Isai: Vendimi më i drejtë, por…

Date:

Share post:

I ftuar në emisionin “Goca dhe gra”, aktori dhe aktualisht kryetari i bashkisë së Kolonjës Erion Isai u ndal edhe te divorci i tij, që ka ndodhur para dy vitesh, por që publikisht ai e njoftoi pak kohë më parë. Ai tha se ka qenë një vendim i drejtë për t’u marrë, pa dhënë detaje më tepër.

“Unë nuk jam prifti i Kolonjës, por kryetari i bashkisë. Nuk ka ndarje që nuk është e vështirë, jam në një paqe fantastike me veten dhe mendoj se është një nga vendimet e drejta që kam bërë në jetë.
I vetmi moment i vështirë është përshtatja me nocionin e një familjeje të re, që vajzat duhet të ndajnë kohën me nënën e tyre dhe mua. Proces që ka vështirësitë e veta. Nuk di të shpjegoj ndjesitë e para dy viteve, por është një shkallë që ti e bën edhe ecën. Arsyet e divorcit, është një kapitull që nuk dua të rimbush portalet. Besoj se ka qenë vendimi më i drejtë që kemi marrë, sepse kur një gjë nuk funksionon, nuk funksionon”, tha ai.

I pyetur për një status në rrjetet sociale bërë pak kohë më parë nga ish-bashkëshortja e tij, ku shkruante se ‘është e vështirë të bësh dhe gruan dhe burrin’ duke nënkuptuar se ai nuk ishte prezent në jetën e vajzave, Isai iu përgjigj: Nënën e fëmijëve të mi do ta respektoj si nënën e fëmijëve të mi dhe nuk do të bëjë kurrë një koment për të. Sa i përket kujdesjes për fëmijët, marrëdhënia me vajzat është përtej ditëve të përcaktuara nga Gjykata, edhe kuota mujore është përtej. Fëmijëve nuk u kemi shpjeguar një nocion të divorcit, por që do kemi dy shtëpi, me mamin dhe babin, në evente të shkollës mundohemi të jemi të dy.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy makina! 6 persona të plagosur

Një aksident me 6 të plagosur ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat. Sipas...

Sarandë/Skifterja vodh­i makinën në parkimin e një hoteli, kapet pas 30 minutash

Një 31-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë në Sarandë, pasi dyshohet se vodhi një makinë nga parkimi...

Itali/ Tragjike, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën në banesë, vetëdorëzohet te karabinierët

Një 21-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë nënën e tij 39-vjeçare gjatë natës në banesën e familjes në...

Katër luftanije të NATO-s në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

Katër anije luftarake të NATO-s, dy gjermane, një italiane dhe një spanjolle, kanë mbërritur më 2 nëntor në...