Apeli legjitimon Berishën, Lulzim Bashës i humb vula

Date:

Share post:

Merr fund fati i vulës dhe logos së demokratëve që tre vitet e fundit janë endur dyerve të gjykatave dhe janë përballur me një mori akuzash e kundërakuzash në përpjekje për të zotëruar vulën. E gjithë situata e krijuar erdhi si pasojë e copëzimit të Partisë Demokratike dhe qëndrimit pro dhe kundër liderit historik Sali Berisha.

Gjykata e Apelit gjatë seancës së 11 qershorit pasi u tërhoq në dhomën e Këshillimit  vendosi që vula e Partisë Demokratike t’i kalojë grupimit të Rithemelimit me përfaqësues Sali Berishën. Kjo gjykatë vendosi mos pranim të ankimimit të Enkelejd Alibeajt me vendim unanim nga të treja gjyqtaret.

Trupa gjykuese e përbërë nga Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro nuk pranuan ankimimin, duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë të marrë nga gjyqtari Agron Zhukri, që përcaktonte se vula i takon Rithemelimit të Berishës.

Në dhjetor të vitit të kaluar Gjykata e Lartë riktheu për rishqyrtim vendimin e dhënë nga Agron Zhukri që njihte si kryetar të Partisë Demokratike Sali Berishën. Në arsyetimin e dhënë nga gjykata e Lartë theksohet se janë bërë shkelje proceduriale duke u interpretuar gabim normat dhe ligji procedurial. 

Ndërkohë pritet se ç’vendim do të marrë Basha dhe mbështetësit e tij pas vendimit të Apelit. Një emër i ri me një logo dhe vulë të re pritet të lindë në spektrin politik shqiptar, ndërsa viti i ardhshëm nuk është larg dhe gara elektorale nën një sigël të re nuk e favorizon aspak partinë që humbi vulën me vendim gjykate.

©️zërionline

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...

Familja e 25-vjeçares skoceze që humbi jetën në Durrës kërkon ndihmë: Duhen 10 mijë paund për kthimin e trupit

Familja e Ferne King, 25-vjeçares nga Skocia që humbi jetën gjatë pushimeve në Durrës, po kërkon ndihmë financiare...

Arrestime të ligjshme” Gjykata jep masat e sigurisë për protestuesit

4 protestues nga 22 të arrestuar për dhunën që shpërtheu në protestën kombëtare të shtunën, u lanë në...