Nevoja për Ujëra Detare të Pastra dhe Rezistenca e Subjekteve Hotelerie

Date:

Share post:

Fundvitin e kaluar, Qeveria nxorri një akt normativ për t’i dhënë fund derdhjes së ujërave të ndotura përgjatë vijës bregdetare, liqenore dhe lumore në të gjithë vendin. Ky akt detyron subjektet që ushtrojnë aktivitet në fushën e turizmit të instalojnë impiante për trajtimin e ujërave të zeza, përndryshe do të përballen me gjoba të larta deri në heqje licence. Në një kohë kur turizmi është në rritje të shpejtë në zonat bregdetare dhe ato buzë lumejve, në Durrës zbatimi i këtij akti normativ po has në rezistencë nga subjektet e hotelerisë.

Eduart Xhepa, Kryetar i Shoqatës së Turizmit për Durrësin, vlerëson nevojën për të mbrojtur burimet natyrore dhe për të ofruar turistëve cilësi të ujërave të larjes, por kërkon një vlerësim të drejtë për subjektet e hotelerisë dhe jo ngarkimin e tyre me shpenzime të tepërta. Kostot financiare dhe teknike të ndërtimit të sistemeve të trajtimit të ujërave të zeza nga çdo subjekt janë të larta dhe kjo do të ndikonte negativisht në aktivitetin e tyre. Ndërkohë, task forca në varësi të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve ka nisur kontrollet në terren për të verifikuar ngritjen e këtyre impianteve.

Subjektet e hotelerisë kundërshtojnë idenë që këto impiante për trajtimin e ujërave të ndotura të ndërtohen nga subjektet që janë të lidhura me rrjetin e kanalizimeve. Ky detyrim shihet si i përshtatshëm për subjektet që nuk janë të lidhura me këtë rrjet dhe funksionojnë me gropa septike apo derdhin ujërat e zeza direkt në det, duke përfshirë edhe mjaft agroturizme që funksionojnë në periferi të qytetit.

Pavarësisht detyrimit për t’u zbatuar, sipas Xhepës, dialogu mes qeverisë dhe grupeve të interesit vazhdon duke u përqendruar në gjetjen e një zgjidhjeje midis interesave të biznesit dhe ruajtjes së mjedisit detar të prekshëm.

©️zërionline

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Ankimuan masën e“arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca për dosjen Agasi në Apelin e GJKKO-së

Është shtyrë seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e...

SMS mashtruese në emër të bankave! Policia paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linke, rrezikoni paratë në llogari

Policia e Shtetit ka paralajmëruar këtë të hënë për qarkullimin e mesazheve mashtruese që u dërgohen qytetarëve në...

Kishte kursyer 6800 euro për një operacion, hajdutët i vjedhin paratë të moshuarës në Finiq

Një banesë në fshatin Finiq është vjedhur mbrëmjen e 31 tetorit. Sipas denoncimit të Eleni Anastasit, nga shtëpia e...

Grabitet me armë zjarri banka te Komuna e Parisit në Tiranë

Një grabitje me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë në një bankë të nivelit të dytë në...