E frikshme! Pesë djem përdhunuan një vajzë, Ja si reagoi Enver Hoxha…

Date:

Share post:


Përdhunimi dhe qasja e diktatorit shqiptar ndaj këtij fenomeni u trajtua në emisionin “Top Story” i cili publikoi një rast tronditës gjatë kohës së komunizmit, kur një vajzë u përdhunua nga pesë të rinj në plazh. Dokumentat e publikuara tregojnë reagimin e Enver Hoxhës, pasi mori dijeni mbi rastin. Ai citohet të ketë thënë se përderisa vajza nuk ka vdekur nuk ka pse të bëhet problem ky rast. 

Ishte 20 korrik i vitit 1980 kur një grup të rinjsh patën marrë një vajzë 15 vjeçe nga Tirana dhe e izoluan në një bunker në plazh. Deri në datën 10 gusht të atij viti kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën dhe për ngjarjen u arrestuan 4 të rinj, ndërsa një i pestë ishte nën hetim.

Në dokumente shkruhej se kishte edhe persona të tjerë të përfshirë dhe se po merreshin masa për këtë, ndërkohë mbi reagimin e Enver Hoxhës për rastin në dokument shkruhet:

“Shoku Enver Hoxha: Është problem kaq i madh ky, kur ti thua se nuk kemi raste që viktima të ketë pasur vdekjen nga marrëdhëniet seksuale të kryera me dhunë? Pse ta bëjmë problem diçka që nuk është vërtetuar në praktikë?”

Gjatë emisionit u trajtua dhe fenomeni i prostitucionit dhe pornografisë në periudhën e diktaturës komuniste, bazuar në dokumentet e kohës. Në një prej tyre dëshmohej se kishte raste kur për arsye fitimi të rinj të degjenjeruar, tutorët e asaj kohe, detyronin gratë të kryenin marrëdhënie me të moshuar.

“Figura e prostitucionit është ndeshur në mjaft të reja që kanë braktisur punë, shkollë dhe familje, dhe kanë hyrë në rrugën e degjenerimit. Ka pasur raste të shëmtuara që disa të rinj të degjeneruar kanë arritur deri në atë shkallë sa për qëllime përfitimi i kanë përdorur këto femrat duke i detyruar që të kryejnë marrëdhënie me të moshuar.

Nga të dhënat u zbulua se në Luzin e Vogël u zbulua se ka qarkulluar një material me përmbajtje të keqe seksuale, gjoja me karakter shkencor, ka qarkulluar gjatë viteve ’60 në Tiranë. Ai që e solli ishte një arsimtar i dënuar”, shkruhet në një prej dokumenteve.

Këto raste tregojnë qartazi qasjen e diktaturës ndaj fenomeneve që ekzistonin dhe në atë kohë, por që shpesh mbaheshin të mbyllura, të pandëshkuara dhe kalonin në heshtje për të ruajtur imazhin e një shoqërie të qetë dhe pa probleme.

Top Channel

spot_img

Artikuj të lidhur

“Pikat” kapin 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet 21-vjeçari në Durrës

Një 21-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi u kap me 297 doza heroinë dhe kokainë, të dyshuara se...

Pranga një efektivi policie në Durrës, procedohen dy të tjerë për korrupsion

Operacioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka çuar në arrestimin në flagrancë të një punonjësi të Policisë dhe...

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar nga GJKKO për laboratorin e heroinës në Has

Jasin Avdyli, i dënuar nga GJKKO është arrestuar në Belgjikë në kuadër të një tjetër faze të operacionit...

Gjykata e Lartë merr vendimin për Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të...