E “harruan” në makinë në pikë të vapës, arrestohen prindërit shqiptarë

Date:

Share post:

Greqi- Një 23-vjeçar shqiptar, i diagnostikuar me spektrin e autizmit, ka ndërruar jetë pasi u gjet pa ndjenja brenda një automjeti, ku kishte qëndruar për orë të tëra nën temperatura të larta. Ngjarja ndodhi ditën e diel në Amarinthos të Evias, në Greqi.

Petrit dhe Vezire Elezi 56 dhe 48 vjeç nga Durrësi, kanë gjetur pa ndjenja brenda automjetit të familjes që e kishin lënë të parkuar jashtë banesës, djalin e tyre Skerdin 23 vjeç. Ai është transportuar në spital rreth mesditës së të dielës, por pak para mesnatës ka ndërruar jetë në spital.

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, policia greke arrestoi prindërit e tij, Petrit e Vezire Elezi, me akuzën e papërgjegjshmërisë në ushtrimin e kontrollit prindëror me pasojë vdekjen ndaj djalit të tyre i cili është autik dhe i pamundur për të reaguar ndaj situatës në të cilën ndodhej, i mbyllur në makinë. Trupi i të riut do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar zyrtarisht shkakun e vdekjes së tij.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Incidenti gjatë ekskursionit në Mal të Zi, lirohen 4 gjimnazistët e Durrësit

Katër gjimnazistë të shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Durrës janë lënë të lirë nga policia malazeze, pas...

Urdhri i dëbimit/ Shqiptari nga burgu federal në Brooklyn: “Ndoshta nuk do ta hap më atë derë”

Aleksandër Nilaj, shqiptari i ndaluar nga ICE, pas 20 vitesh në SHBA, ka publikuar ditët e fundit një...

Aksident në rrugën e Voskopojës, plagoset rëndë 41-vjeçari

Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet në rrugën e Voskopojës. Raportohet se,...

Turqi/Arrestohet drejtuesi i Bursës së Stambollit, për transaksione të dyshimta

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës...