Emrat/ Operacioni “Rent” i prokurorisë Durrës: Arrestohen 3 persona për prostitucion

Date:

Share post:

Pas katër muajsh hetime intensive me metoda proaktive, Policia vendore nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit ka finalizuar operacionin “Rent”, duke zbuluar një ambient të përshtatur për prostitucion në lagjen nr. 1 të qytetit. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar tre persona dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë.

Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve dhe Trafiqeve të Paligjshme, arrestoi në flagrancë shtetasit Andi Rroshi, 33 vjeç, Marjana Doko, 25 vjeçe dhe Feride Protoduari, 25 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë. Ndërkohë, shtetasit A. S., 42 vjeç, M. R., 30 vjeç dhe K. M., 24 vjeçe, po ashtu banues në Tiranë, janë shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit në ambientin e marrë me qira në lagjen nr. 1, policia gjeti dhe sekuestroi një shumë parash, që dyshohet të jetë përfituar nga veprimtaria kriminale, si dhe tre celularë. Sipas hetimeve, ambienti ishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit nga M. Doko, F. Protoduari dhe 24-vjeçarja në kërkim K. M., të organizuar nga A. Rroshi dhe dy shtetasit në kërkim M. R. dhe A. S.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme. Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, të kryera në bashkëpunim.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ankimuan masën e“arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca për dosjen Agasi në Apelin e GJKKO-së

Është shtyrë seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e...

SMS mashtruese në emër të bankave! Policia paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linke, rrezikoni paratë në llogari

Policia e Shtetit ka paralajmëruar këtë të hënë për qarkullimin e mesazheve mashtruese që u dërgohen qytetarëve në...

Kishte kursyer 6800 euro për një operacion, hajdutët i vjedhin paratë të moshuarës në Finiq

Një banesë në fshatin Finiq është vjedhur mbrëmjen e 31 tetorit. Sipas denoncimit të Eleni Anastasit, nga shtëpia e...

Grabitet me armë zjarri banka te Komuna e Parisit në Tiranë

Një grabitje me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë në një bankë të nivelit të dytë në...