Ka mbërritur të hënën në portin e Durrësit jahti “Opera” i sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ministër i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anëtar i familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Opera” Yacht është një nga superjahtet më të mëdha në botë, me një vlerë prej 450 milion dollarësh, i prodhimit të vitit 2022. Ajo do të furnizohet me 470 mijë litra naftë nga të cilat 40 lekë për litër shkojnë për buxhetin e shtetit.
Ndërsa çmimi i naftës në treg është i lartë, jahtet turistike vijojnë ta shohin në vendin tonë si stacionin më të preferuar në rajon për të marrë karburantin në vlerën 1 euro, apo 100 lekë për litër.
@zërionline


