Kryeprokurorja e Durrësit emërohet në SPAK, Vendi ngel vakant

Date:

Share post:


Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit Anita Jella dhe Bledar Maksuti do të jenë dy prokurorët e rinj që do t’i shtohen organikës së SPAK-ut. Të tetë anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që ishin të pranishëm në mbledhjen e sotme, votuan pro emërimit të Jellës dhe Maksutit, të cilët do e ushtrojnë detyrën e re për një mandat 9 vjeçar pa të drejtë riemërimi.

Përzgjedhja e Jellës dhe Maksutit vjen pas verifikimit që komisioni i posaçëm për verifikimin e figurës ka bërë dhe ka dorëzuar në raportin final pranë KLP-së. Ky komision që përbëhet nga 2 prokurorë të SPAK, një gjyqtar i GJKKO, një punonjës financiar i SPAK-ut dhe një agjent i BKH-së ka vlerësuar se Jella dhe Maksuti i plotësojnë kushtet për të ushtruar detyrën si prokuror pranë SPAK.

Ata kanë kaluar me sukses kontrollin për pasurinë dhe pastërtinë e figurës dhe nuk rëndon ndonjë pengesë ligjore për të penguar ngritjen e tyre në detyrë.

Anita Jella ishte e para në renditje si kandidatja me më shumë pikë. Në maj të vitit 2018, Jella u emërua në krye të Prokurorisë së Durrësit, duke zëvendësuar Donika Prelën, e cila u komandua atëherë në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi kryeprokurorja Arta Marku pati shkarkuar nga kjo detyrë Besim Hajdarmatajn, i njohur si prokuror i çështjes “Tahiri”. Pas këtij emërimi, nuk dihet kush do të mbulojë një nga prokuroritë më të rëndësishme në vend, përsa i përket ngarkesës dhe kriminalitetit, në postin e drejtuesit të saj.

Ndërkohë, Bledar Maksuti ishte renditur i katërti nga KLP kur u hap gara për 3 vendet vakante në SPAK. Ai kaloi në renditje prokurorin Ndini Tavani, i cili është skualifikuar nga gara pas vlerësimit të figurës nga komisioni i posaçëm.

Ndërkaq KLP ka pezulluar nga detyra dhe kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, i cili u arrestua me urdhër të SPAK-ut.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

SHBA konfirmon vendosjen e armëve në orbitë

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar për herë të parë publikisht se kanë vendosur armë në orbitë, një zhvillim...

Lamtumirë Flora Brovina, ikonë e qëndresës! Nga mjeke gazetare dhe poete, në burgjet e Serbisë dhe në Kuvendin e Kosovës

Flora Brovina nuk ishte vetëm një emër i politikës së Kosovës. Ishte mjeke që gjendej pranë fëmijëve në...

Ervin Mata drejt Shqipërisë, Gjykata Supreme e Brazilit miraton ekstradimin

Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka miratuar ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë, ku ai kërkohet nga SPAK...

“Pikat” kapin 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet 21-vjeçari në Durrës

Një 21-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi u kap me 297 doza heroinë dhe kokainë, të dyshuara se...