Të njohim të shkuarën për të dashur të ardhmen

Date:

Share post:

E kaluara është një nga vlerat dhe dëshmitë më të çmuara për zhvillimin e çdo qytetërimi dhe kush më shumë se Durrësi mund të krenohet me historinë e tij, teksa bashkëjeton çdo ditë me të. I rindërtuar historikisht mbi veten, një pjesë e mirë e trashëgimisë së pasur historiko-kulturore dergjet ende nën tokë.

“Ka një veçanti Durrësi, që për arkeologët nuk është e mirë, pasi qyteti modern është ndërtuar gjithnjë mbi qytetin e vjetër. Në qytete të tjera antike ne e projektojmë veten në situatën antike pasi jemi të rrethuar nga monumente antike. Në Durrës e kemi të vështirë, pasi ndërtimet e reja I janë mbivendosur atyre të reja. Po monumentet që kemi tregojnë se çfarë madhështie, monumentaliteti ka pasur urbanistika e Durrësit.”, shprehet arkeologu Saimir Shpuza.

Tërmetet e kanë goditur historikisht qytetin, duke e rrafshuar atë, po gjithnjë ai është ngritur e ringritur mbi veten duke dëshmuar forcë dhe vitalitet që nga koha e themelimit e deri në ditët tona. Sipas arkeologes Lida Miraj, monedhat e përdorura dhe epsiloni arkaik dëshmojnë zhvillimin e rëndësishëm urban të qytetit në antikitet.

“Durrësi ka qenë historikisht zonë sizmike dhe është rrafshuar nga tërmeti, po le është goditur gjithnjë nga tërmëtet. Legjendën e themelimit të qytetit e tregon Apiami që tregon se ishte një mbret ilir Epidamnos themeloi qytetin dhe Dyrrachiom themeloi portin dhe e quajti me emrin e tij. Monedhat e para të Durrësit identifikoheshin me monedhat e Korkyrës…”

 Si datë zyrtare e themelimit të Durrësit njihet viti 627, por dëshmitë e gjetura nëntokë dhe të ekspozuara në muze, më të madhin në vend, e shtyjnë kohën e ekzistencës deri në mesin e shek. VII p.e.s. 

@zërionline 

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Turqi/Arrestohet drejtuesi i Bursës së Stambollit, për transaksione të dyshimta

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës...

Tmerr në Malësinë e Madhe/ Gjermani sulmon me thikë dy policë pasi tentoi të digjte një makinë me benzinë

Një incident i pazakontë dhe me përmasa të rrezikshme ka alarmuar pasditen e sotme autoritetet e Shkodrës dhe...

Dogana gjermane bllokon pakon drejt Shqipërisë, qeni nuhatës zbulon 32 lëkura pitoni të kontrabanduara

Një dërgesë e nisur nga Indonezia dhe me destinacion Shqipërinë është sekuestruar në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, pasi...

Aksident në Lezhë, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përmbyset pas përplasjes me disa objekte

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra në Lezhë. Sipas raportimve një automjet...