Restaurim apo rikonstruksion?

Date:

Share post:

Shqipëria është një vend me histori mijëravjeçare, që mbart gjurmë civilizimi nga periudha para erës së re e deri në ditët e sotme. Në arkitekturë, vendi ynë përmban site të shumta që nga lashtësia e deri në mesjetë, disa nga periudha otomane dhe disa nga fillimi i shekullit XX. Këto përfaqësojnë një pasuri kombëtare që tregon historinë tonë, në faza të ndryshme të saj. Turizmi ynë, përveç atij detar dhe malor, ofron edhe site të ndryshme arkeologjike dhe historike.

Vitet e fundit, Shqipëria është përfshirë në shumë projekte të rivitalizimit të objekteve të trashëgimisë kulturore. Disa prej tyre kanë nevojë për ndërhyrje për shkak të neglizhencës, të tjerë për shkak të dëmeve nga tërmeti i 2019-s. Këto janë iniciativa të mbështetura nga Bashkimi Europian dhe SHBA përmes programeve të tyre ndihmëse ndaj kulturës.

Por çfarë ndodh? Në shumë prej projekteve të përfunduara, kemi një rikonstruksion në pjesën më të madhe të tyre. Ndërtesat dhe objektet historike kanë nevojë për restaurim, që thekson ruajtjen e origjinalitetit. Rikonstruksioni, nga ana tjetër, shpesh nënkupton rindërtimin nga e para, duke humbur kështu origjinalitetin.

Origjinaliteti është thelbi i ekzistencës së tyre, duke krijuar ndjesinë e të qenit në atë kohë për vendasit dhe turistët e huaj që i vizitojnë. Objekte të suvatuara dhe të dixhitalizuara nuk kanë të njëjtën vlerë. Historinë e tregon origjinalja. Flasim për turistë nga vende me traditë të pasur arkitekturore dhe me përvojë të gjatë në restaurimin e trashëgimisë kulturore.

Restaurimi është një art më vete. Kostot e tij janë të mëdha, por është mënyra e vetme për të ruajtur identitetin e kohës. Sigurisht, pjesët plotësuese do të jenë të reja aty ku është e nevojshme, por pa humbur autenticitetin.

Shtimi i objekteve autentike ka kostot e veta, por ato tregojnë më shumë sesa një fotokopje bashkëkohore apo një ekran dixhital.

Restaurim, jo rikonstruksion.

Romir Nelo Llukaçi

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pas plagosjes së avokatit në Durrës, Dhoma e Avokatisë do të bojkotojë nesër gjykatën për dy orë

Pas plagosjes së avokatit Elton Shllaku, Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës ka vendosur të bojkotojë për dy orë...

Falsifikim dokumentesh për ndryshimin e emrit, pezullohen dy zyrtarë në Tiranë, shpallet në kërkim dhe një 41-vjeçar

Dy persona janë pezulluar nga detyra, ndërsa një 41-vjeçar është shpallur në kërkim, në kuadër të një operacioni...

Kuvendi del me deklaratë për vendimin e Hagës: Akt i padrejtë, nuk mund të zhbëhet sakrifica e UÇK-së

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj Hashim...

Ndryshojnë kriteret e shpërblimit për sportistët e Teutës, vendimi u miratua me konsensus në Këshillin Bashkiak

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar me votat e këshilltarëve të shumicës dhe opozitës ndryshimet në vendimin për...