Tragjedi në Maliq/ Vritet efektivi i forcave “Shqiponja” në shkëmbim zjarri me një të kërkuar

Date:

Share post:

Një operacion policor për kapjen e një personi të shpallur në kërkim ka përfunduar tragjikisht mëngjesin e kësaj të enjteje në një fshat malor të njësisë administrative Lozhan, në Maliq.

Sipas informacioneve të para nga Policia e Shtetit, strukturat policore kishin lokalizuar vendndodhjen e një personi në kërkim dhe kishin organizuar një aksion për arrestimin e tij. Banesa ku qëndronte i kërkuari u evidentua dhe gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë, ai ka kundërshtuar arrestimin, duke hapur zjarr ndaj efektivëve.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka humbur jetën efektivi i Forcave “Shqiponja”, Enea Mekolli. Gjithashtu, ka mbetur i plagosur punonjësi i policisë Edison Adri, i cili është transportuar për të marrë ndihmën mjekësore.

Nga përplasja me armë ka mbetur i plagosur edhe personi i shpallur në kërkim, i cili më pas është neutralizuar dhe vënë në pranga nga forcat e policisë.

Burime policore bëjnë me dije se i arrestuari është Violand Bracellari, 43 vjeç, i dënuar në mungesë me 10 vite burg për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po kryejnë veprimet procedurale dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

spot_img

Artikuj të lidhur

Shëngjin/Dallgët e forta marrin 5 të rinj, 2 prej tyre humbin jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e "Ranës së Hedhun", në Shëngjin. Bëhet me...

Përmet, 2 të plagosur me lëndë plasëse

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Grabovë të Përmetit, ku dy persona kanë ndeshur në lëndë...

Tritoli në makinën e Mirash Gjikolës në Sarandë, arrestohet 21-vjeçari

Një 21-vjeçar në Sarandë është arrestuar nga Policia si bashkëpunëtor i dy të shpallurve në kërkim, Griseld Taullajt dhe...

Zbrazën llogaritë bankare të klientëve, arrestohen disa persona, mes tyre dy drejtuesit

Prokuroria ka dhënë disa masa sigurie për disa punonjës banke, mes tyre dy drejtuesit, pasi dyshohet se zbrazën...