Tetori Rozë në Durrës: Thirrje për Ndërgjegjësim dhe Kujdes ndaj Kancerit të Gjirit

Date:

Share post:

Mbrëmjen e djeshme, sheshi “Liria” në Durrës u mbush me mesazhe ndërgjegjësuese në kuadër të Tetorit Rozë, muajit kushtuar ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Aktiviteti u organizua nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit, duke mbledhur së bashku qytetarë, drejtues dhe përfaqësues të institucioneve për të përçuar mesazhin e rëndësishëm të kujdesit për shëndetin.

Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, vlerësoi përpjekjet për rritjen e ndërgjegjësimit dhe bëri thirrje për gratë që të mos neglizhojnë shëndetin e tyre. “Mbi 2800 mamografi janë kryer gjatë këtij viti,” tha ajo, duke theksuar rëndësinë e kontrolleve të rregullta, gjatë të gjithë vitit, për të parandaluar dhe zbuluar sëmundjen në fazat e hershme.

Në rolin e moderatores, Aurora Hyka, drejtuesja e NjVKSh-së, nënvizoi mesazhin e këtij Tetori Rozë: “Ia vlen të jetosh”. Ajo shtoi se diagnostikimi i hershëm shpëton jetë, duke i dhënë rëndësi përpjekjeve për të ndërgjegjësuar sa më shumë gra.
Deputetja Milva Ekonomi foli për ndryshimet pozitive në qasjen e grave nga zonat rurale ndaj kontrolleve shëndetësore, si dhe për përmirësimin e qëndrimit të burrave ndaj kujdesit për gratë e tyre. Ajo theksoi se mamografia është falas për gratë mbi 50 vjeç, jo vetëm në tetor, por edhe gjatë muajve të tjerë.

Deputetja dhe kardiologia Klodiana Spahiu bëri thirrje për të çuar përpara arritjet e deritanishme, duke vendosur si synim kryerjen e 50 mijë mamografive në vit brenda tre viteve të ardhshme. Ajo theksoi se kontrollet nuk duhet të kufizohen vetëm në tetor, dhe foli për nevojën e shërbimeve psiko-sociale dhe mbështetjes me medikamente.

Aktivistja e njohur e të drejtave të grave në Shqipëri, Bajana Çeveli ndau përvojën e saj personale me luftën kundër sëmundjes, duke inkurajuar gratë që të diagnostikohen sa më herët për një trajtim më të lehtë dhe efektiv. Një tjetër moment emocional ishte rrëfimi i infermieres Adelina, pjesë e NjVKSh-së, e cila u diagnostikua me kancer të gjirit dy vite më parë. Ajo tregoi me emocion betejën e saj dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm të sëmundjes.

Aktiviteti i mbrëmshëm u shndërrua në një thirrje për të gjitha gratë, por edhe burrat, që të kujdesen për shëndetin e tyre, duke përçuar mesazhin se jeta ia vlen të jetohet plotësisht dhe me shëndet të mirë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Parkimi në Durrës, ndryshojnë rregullat: 93 hapësira falas për rezidentët dhe përcaktohen rrugët sipas lagjeve

Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi sot me shumicë votash ndryshimet në skemën e parkimit me pagesë. Për qytetarët...

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, BE apel Kosovës dhe rajonit: Tregoni përmbajtje, drejtësia të vijojë pa ndërhyrje

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë dhe në rajon që të...

Haga: 81 vjet burg për katër ish-krerët e UÇK-së

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur më 16 shtator aktgjykimin në një prej proceseve më...

Shefi i OpenAI pranon: “Bota ka të drejtë të ndiejë frikë nga ajo që mund të ndodhë”

Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman thotë se publiku duhet të ketë më shumë besim te kompanitë e...