Duarartat e Durrësit, Fuqizimi ekonomik dhe social i grave dhe vajzave

Date:

Share post:

Në një përpjekje për të fuqizuar gratë dhe vajzat përmes punës së dorës, Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” (SHGPS) organizoi të premten në Durrës një konferencë ku u bashkuan artizane nga Durrësi, Pogradeci dhe Korça. Ky aktivitet, i financuar nga Global Fund for Women dhe me mbështetjen e Cure Foundation, synon promovimin e traditave artizanale dhe nxitjen e krijimit të mini-bizneseve që ruajnë trashëgiminë kulturore dhe përmirësojnë mirëqenien ekonomike të grave dhe familjeve të tyre.  

Fryma e bashkëpunimit dhe mbështetja institucionale

Në konferencë ishin të pranishëm figura të rëndësishme lokale dhe qendrore, ndër to kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako, deputetja Klodiana Spahiu, përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Elisabeta Koza, drejtoresha e Shërbimit Social Durrës Meme Xhaferraj, si dhe nënkryetarja e Këshillit Bashkiak Durrës Denisa Luarasi  

Gjatë fjalimeve të tyre, ata vlerësuan rëndësinë e projekteve që fuqizojnë gratë dhe vajzat, duke theksuar se mbështetja institucionale është thelbësore për krijimin e mundësive që u japin këtyre grave jo vetëm pavarësi financiare, por edhe një rol më të fuqishëm në komunitetet e tyre.  

Artizanati, Tradita që frymëzon dhe mbështet  

Bajana Çeveli, drejtuese ekzekutive e SHGPS, nënvizoi rëndësinë e punës së dorës si një urë mes ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe krijimit të mundësive ekonomike. 

“Për më shumë se 20 vite, kemi punuar me përkushtim për të drejtat e grave, mbrojtjen e viktimave të dhunës, sigurinë dhe paqen, si dhe fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave, duke ruajtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore.”

Ndërkaq kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, garantoi mbështetjen e vazhdueshme të Bashkisë për nisma të tilla.

“Bashkia është e hapur për të mbështetur idetë dhe projektet që fuqizojnë gratë, duke nxitur përfshirjen e tyre në biznes dhe duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të Durrësit.”  

Projekti nuk është thjesht një mundësi ekonomike dhe më shumë përfshirje sociale për gratë dhe vajzat. Ai ka krijuar një komunitet të ri – “duarartat” – gra që, përmes artizanatit të tyre, jo vetëm ruajnë trashëgiminë kulturore, por edhe ndërtojnë një ndjenjë përkatësie dhe bashkëpunimi.  

Punimet tradicionale si tekstilet, qëndisjet dhe suveniret janë bërë jo vetëm burim të ardhurash, por edhe simbol i fuqizimit social të këtyre grave. Në përfundim të aktivitetit, pjesëmarrësit u ftuan të vizitojnë panairin e punimeve të artizaneve të Durrësit, Tushemishtit dhe Voskopojës, një manifestim i punës dhe përkushtimit të tyre për të siguruar të ardhura dhe për të ndikuar pozitivisht në komunitetet ku jetojnë.  

I financuar nga Global Fund for Women, ky projekt është dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit mes shoqërisë civile, institucioneve dhe donatorëve për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për gratë dhe vajzat. Duarartat e këtij projekti janë një shembull se si traditat mund të përdoren për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme dhe një shoqëri më të drejtë.  

Vali Qyrfyçi

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shkodër, Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese

Një shpërthim i vogël është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Sipas informacionit paraprak të...

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...

Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u...

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i...