Eksodi i infermierëve/ Shqipëria humbi 465 infermierë në vitin 2022

Date:

Share post:

Viti 2022 shënoi një tjetër goditje të rëndë për sektorin shëndetësor në Shqipëri, me 465 infermierë që braktisën vendin për të kërkuar një të ardhme më të sigurt në Gjermani. Ky trend alarmant vazhdon të pasqyrojë një realitet të dhimbshëm. Sipas organizatës Qëndresa Qytetare, profesioni i infermierit në Shqipëri çmohet më pak se një set sterilizimi, duke i shtyrë profesionistët shëndetësorë drejt largimit masiv.
Gjermania është kthyer në destinacionin kryesor për bluzat e bardha nga Ballkani, falë kushteve të favorshme të punës, pagave konkurruese dhe mirëfunksionimit të sistemit shëndetësor. Ndërkohë, në Shqipëri, sistemi i shëndetësisë po përballet me një boshllëk gjithnjë e më të madh, i cili duket se nuk po tërheq vëmendjen e qeverisë për zgjidhje konkrete.
Në vend që të hartojë një strategji për të mbajtur mjekët dhe infermierët brenda vendit, qeveria ka zgjedhur rrugën e “pengmarrjes” së studentëve të mjekësisë. Politika e detyrimit të tyre për të punuar disa vite në Shqipëri pas diplomimit nuk duket se e adreson thelbin e problemit, mungesën e kushteve dinjitoze për punë dhe jetesë. Megjithatë ndryshe nga ky qëndrim i QQ-së për shumë të tjerë kjo politikë e qeverisë është efikase dhe zbatohet dhe në vende të tjera.

Përveç kësaj, organizata në deklaratën e saj bën me dije se sistemi shëndetësor po përballet me krizën edhe pse qeveria vazhdon të investojë shuma të mëdha në tendera të dyshimtë, të cilët shpesh përfundojnë në dosjet e SPAK. Rasti i kontratës për sterilizimin, ku ish-ministri Ilir Beqaj dhe zëvendësi i tij po hetohen për korrupsion dhe krim të organizuar, është shembulli më i fundit i mënyrës si fondet publike humbasin përmes praktikave të paligjshme.

Sipas organizatës “Qëndresa Qytetare,” Shqipëria ka nevojë për një reformë të thellë në sektorin shëndetësor, duke vendosur mjekët dhe infermierët në qendër të prioriteteve dhe jo fitimet nga kontrata si ajo e sterilizimit.

Pasojat e eksodit

Eksodi masiv i infermierëve dhe mjekëve rrezikon të lërë Shqipërinë me një sistem shëndetësor të paralizuar, ku qytetarët do të përballen me mungesa të stafit të kualifikuar dhe një cilësi të ulët të shërbimeve. Ndërkohë që Gjermania mirëpret profesionistët shqiptarë me duar hapur, Shqipëria duket se po i largon ata duke injoruar zërin e tyre dhe nevojat e sistemit.
Nëse ky trend nuk ndalet, e ardhmja e shëndetësisë shqiptare mbetet në rrezik, ndërsa qytetarët do të jenë ata që do të paguajnë çmimin më të lartë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Po ndodh/“Mbrojtja” njofton qytetarët: Mos u shqetësoni, është skenar i simuluar për aksident ajror në aeroport

Një stërvitje e rëndësishme kërkim-shpëtimi do të zhvillohet sot, më 4 nëntor, në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të...

Erion Veliaj shtrohet në spitalin e paraburgimit të Fierit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është zhvendosur nga sektori i paraburgimit në sektorin spitalor të institucionit të vuajtjes...

Bulqizë/ Vdekja e 62-vjeçarit, me plumb në kraharor, bie pista e ariut

Ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku humbi jetën 62-vjeçari Urim Fiku, ka marrë një tjetër...

Vlorë/Arrestohet i shumëkërkuari Mariglen Doga, i dënuar në Itali

Policia e Vlorës ka arrestuar Mariglen Dogën në banesën e tij, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi i...