Policia e Vlorës ka arrestuar Mariglen Dogën në banesën e tij, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Arrestimi i Dogës është bërë me qëllim ekstradimin në Itali, pasi Gjykata e Bolonjës e ka dënuar me 20 vite burg për vrasjen e një bashkëkombasi në vitin 2000 në Ravena të Italisë.
Sipas informacioneve paraprake, arrestimi është kryer në momentin kur forcat e policisë kanë mbërritur në banesën e tij për të ekzekutuar urdhrin përkatës.
Mësohet se Doga kishte vuajtur një pjesë të dënimit me burg, por i kishin mbetur edhe 6 vite për të shlyer plotësisht dënimin. Për këtë arsye, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Pritet që Policia e Vlorës të japë detaje zyrtare mbi arrestimin, vendimin penal dhe rrethanat e kërkimit ndërkombëtar.
Më herët Doga ishte dënuar me 10 vite burg për vrasjen e Isuf Gjonit në Vlorë. Po ashtu ai arrestuar edhe për gjobvënie ndaj një biznesmeni, por për këtë çështje ishte shpallur më pas i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda.


