Zgjedhje të qeta dhe demokratike në Kosovë, Pjesëmarrja e ulët

Date:

Share post:

Kosova zhvilloi zgjedhje të qeta – Përkrahësit e Albin Kurtit festojnë, kur u bë e ditur, se Lëvizja Vetëvendosje renditet e para, por Kurti duket se e humbi shumicën. Pjesëmarrja në zgjedhjet e 9 shkurtit ishte me rreth 40%, dukshëm më e ulët sesa në zgjedhjet e vitit 2021.

Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti, doli partia e parë në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Kosovë, por me gjasë duket se i duhet të negociojë për një koalicion me partitë e tjera për të formuar qeverinë e re të ardhshme në mandatin katër vjeçar. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që numëroi rreth 90% të votave, Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin për kryeministër Albin Kurti, fitoi 41.29 për qind të votave e pasuar nga Partia Demokratike me 22.68 për qind, Lidhja Demokratike me 17.9 për qind dhe koalicioni i mbledhur rreth Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me 7.56 për qind. Vetëm pak orë pas përfundimit të votimit, ku KQZ do të duhej të dilte me rezultatet paraprake pati një dështim të sistemit elektronik të shfaqjes së të dhënave dhe sipas kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ata u detyruan që votat t’i numëronin në mënyrë manuale.

Duke ju drejtuar simpatizantëve të tij në mesnatë që festonin fitoren në sheshin kryesor të kryeqytetit, Albin Kurti tha se, “ne do t’i vazhdojmë punët e mira që i kemi nisur në katërvjeçarin e kaluar dhe do të bëjmë shumë punë të tjera, në përputhje me zotimet tona, cep më cep Kosovës”.

Partia e dytë që u rendit në zgjedhjet e së dielës ishte Partia Demokratike e Kosovës PDK, dhe sipas zëdhënësit të fushatës Blerand Stavileci, ky është një sukses i madh dhe i pamohueshëm. “PDK-ja ka arritur rezultat të madh, është konfirmuar si forca e dytë më e madhe në vend me mbi 200 mijë vota. Falënderojmë qytetarët që votuan për PDK-në. Ky është sukses i pamohueshëm për ne dhe mesazh i fortë për ne. Shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeverie.”

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nga ana e tij, tha se partia e tij është renditur si partia e tretë në këto zgjedhje dhe ai e merr përgjegjësinë për rezultatin jo të mirë që ai nuk e kishte pritur. “LDK-ja pret t’i fitojë rreth 190 mijë vota nga ky proces zgjedhor. Duhet të jetë diku rreth 20 për qind, kur të numërohen edhe votat e diasporës. Është një rezultat që e respektojmë dhe përgjegjësinë për këtë rezultat e marr unë.”/ DW

spot_img

Artikuj të lidhur

Matura Shtetërore/ Mbi 2200 maturantë në Durrës dhanë sot provimin e parë

Rreth 2,214 maturantë iu drejtuan sot 11 qendrave të administrimit për provimin e parë të Maturës Shtetërore 2026,...

Grabitet me armë OTP BANK në Tiranë

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme brenda një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake,...

Eurobasket: Kristi Gorea shpallet qendra më e mirë, pjesë e ekipit ideal të Shqipërisë

Basketbollisti durrsak, kapiteni i Teutës Kristi Gorea ka marrë një nga vlerësimet më të rëndësishme të karrierës së...

Matura Shtetërore/ 26 mijë nxënës i nënshtrohen provimit të parë, Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të...