Marshim në Durrës për të drejtat e grave: “Nevojitet më shumë mbështetje, barazi dhe fuqizim”

Date:

Share post:

Durrësi iu bashkua sot Ditës Ndërkombëtare të Gruas me një marshim që kishte në fokus të drejtat dhe fuqizimin e grave dhe vajzave. Aktivistet e cilësuan barazinë dhe fuqizimin e grave dhe vajzave si një hap të rëndësishëm për ndërtimin e një familjeje dhe shoqërie më të sigurt.

“Gratë dhe vajzat meritojnë mundësi të barabarta dhe një mbështetje të vazhdueshme për të realizuar potencialin e tyre të plotë. Nuk është një ditë feste, por protestë ky 50-vjetor i caktimit të 8 marsit si ditë ndërkombëtare e gruas nga OKB.”, u shpreh Bajana Çeveli, drejtuese e organizatës “Gender, Paqe dhe Siguri”, aktiviste e njohur në vend për të drejtat e grave.

Marshimi nisi nga Gjykata e Durrësit dhe vijoi përgjatë bulevardit dhe shëtitores “Taulantia”, ku pati dhe qytetarë të tjerë që iu bashkuan kauzës.

Një nga pjesëmarrëset ngriti shqetësimin për mungesën e mbështetjes institucionale, veçanërisht për gratë që përballen me vështirësi ekonomike dhe dhunë në familje.

“Përballja me sfidat si mungesa e mbështetjes ekonomike, e banesave sociale për gratë e divorcuara dhe zvarritja e proceseve gjyqësore e bën edhe më të vështirë jetën e shumë grave,” u shpreh një nga protestueset.

Një tjetër grua theksoi nevojën për masa më të forta kundër dhunës: “Ne kërkojmë siguri dhe paqe brenda mureve të shtëpisë, por edhe në shoqëri.”

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm vitin e kaluar në Durrës u lëshuan 471 urdhra të menjëhershëm mbrojtjeje, ndërsa në dy muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 75 urdhra të rinj dhe rreth 330 procedime penale për dhunë në familje në 14 muajt e fundit.

Pjesëmarrëset kërkuan angazhim më të madh nga institucionet për të siguruar mbrojtje efektive dhe mbështetje për gratë që përballen me sfida të shumta.

V. Q.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe

Ish zv-kryeministrja Belinda Balluku rikthehet në dyert e SPAK më shumë se 9 muaj pasi u mor e...

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...

Sherr me sende të forta në Tepelenë, plagosen 3 persona

Një sherr i dhunshëm me sende të forta mes disa personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e...