Jola Hysaj, kandidatja e PD-së në Durrës: Nuk do të hesht, do të luftoj për ata që nuk kanë zë

Date:

Share post:

Kandidatja e Partisë Demokratike në Qarkun Durrës, Jola Hysaj, njëkohësisht sekretare për marrëdhëniet me jashtë në PD, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e saj në zgjedhjet e 11 majit. Në një deklaratë publike, Hysaj thekson angazhimin e saj 20-vjeçar në politikë, të bazuar në parimin e moskomprometimit me padrejtësinë dhe përkushtimin për të thënë të vërtetën.  

“Kam hyrë në politikë për të luftuar për njerëzit që nuk kanë zë, për ata që nuk pranojnë të nënshtrohen për një vend pune, për një shërbim apo për një copë shprese”, shprehet ajo, duke nënvizuar se vendimi për të kandiduar nuk lidhet me pushtetin apo një karrige, por me një betejë për dinjitetin e qytetarëve të Durrësit.  

Hysaj e cilëson këtë fushatë si më të vështirën e saj, duke argumentuar se “ky regjim ka blerë frikën, varfërinë dhe heshtjen e shumë njerëzve.” Megjithatë, ajo shprehet e vendosur të vijojë betejën e saj dhe të mos heshtë për problemet e qytetarëve.  

“Nuk mund të hesht kur shoh se Durrësi po mbulohet nga betoni, ndërsa fshatrat mbeten pa ujë të pijshëm dhe ndriçim. Nuk mund të hesht kur shoh që rinia largohet çdo ditë, ndërsa pushteti tallet me të ardhmen e tyre”, vijon ajo, duke përmendur edhe shqetësimet e familjeve që përballen me emigracionin dhe pasigurinë ekonomike.  

Sipas Hysajt, zgjedhjet e 11 majit nuk janë thjesht për një mandat më shumë në Kuvend, por një “referendum për të thyer frikën” dhe për të rikthyer shpresën.  

“Unë nuk premtoj mrekulli, por një gjë është e sigurt: nuk do t’ju tradhtoj. Nuk do të hesht dhe do të jem në vijën e parë për të thënë të vërtetat që shumë të tjerë nuk guxojnë t’i thonë”, përfundon ajo, duke ftuar qytetarët që të mbështesin kauzën e saj për një Durrës më të drejtë dhe një Shqipëri me më shumë shpresë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Prej 3 muajsh e zhdukur, gjendet trupi i 80-vjeçares në një zonë të pyllëzuar të Maqellarës

Një grua rreth 80-vjeçare është gjetur e pajetë në një zonë të pyllëzuar në Njësinë Administrative Maqellarë, në...

Kush është Roni Yeffet? Biznesmeni që u vu në qendër të hetimeve të SPAK-ut

Roni Yeffet është një biznesmen me origjinë izraelite, i lindur në Jerusalem në vitin 1966, i cili prej...

12-vjeçari humbi jetën në Tiranë, dyshohet për arrest kardiak

Një 12-vjeçar ka humbur jetën ditën e diel, pasi është dërguar pa shenja jete në një spital privat...

Ish-kreu i inteligjencës gjermane arrestohet nën dyshimin për spiunazh, dyshohet se mori rreth 2 mijë dokumente sekrete

Ish-presidenti i Shërbimit Federal të Inteligjencës së Gjermanisë (BND), August Hanning, është arrestuar këtë të martë nën dyshimin...