Kushtet e motit ndikojnë në lundrimet mbi Adriatik

Date:

Share post:

Mbrëmjen e kaluar, lundrimet në linjën Durrës-Bari dhe anasjelltas u pezulluan për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit. Si pasojë, mëngjesin e sotëm nuk pati mbërritje tragetesh në port.

Ndërkohë, përpunimi i anijeve tregtare ka rifilluar sipas planifikimit të Dispecerisë së Portit të Durrësit. Në Terminalin Perëndimor, puna nisi sapo shiu dhe era e fortë u qetësuan, duke vijuar me përpunimin e anijes Kledes Mary. Në Terminalin e Konteinerëve, anija MSC Caledonia II u largua, ndërsa Emilia u akostua për të vazhduar shkarkimin. Po ashtu, në Terminalin Lindor, anija Arianna u largua pasi përfundoi shkarkimin e hekurit.

Në Terminalin e Trageteve, Rigel VII dhe AF Franceska vijojnë të qëndrojnë në akostim, në pritje të përmirësimit të motit për të rifilluar lundrimet në orët e para të mëngjesit të së martës.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

GJKKO dënon grupin e trafikantëve të emigrantëve, me 155 vite burg

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtorë 28 persona të akuzuar si...

Reagon Policia e Shtetit për gjetjet nga kontrolli në jahtin që qëlloi me armë në det

Policia e Shtetit ka reaguar pas alarmit të ngritur mbrëmjen e së dielës për të shtëna të dyshuara...

UEFA kërcënon FIFA-n me veprime ligjore, përplasje e re për planin e privatizimit të Kupës së Botës

Më herët UEFA përshëndeti tërheqjen e FIFA-s nga plani, duke thënë se është koha për reformimin e institucionit,...

Prej 6 ditësh në flakë, zjarri në Librazhd ende jashtë kontrollit

Një zjarr i përmasave të mëdha vijon të jetë aktiv prej gjashtë ditësh në zonën pyjore të fshatit...