Aksident në unazën e Durrësit, Ja dyshimet

Date:

Share post:

Një tjetër aksident është regjistruar të shtunën në rrugën “Vllazërimi”, në zonën e Ish-Kënetës në Durrës, një ndër segmentet më problematike për qarkullimin rrugor në këtë qytet.

Nga informacionet mësohet se në përplasje janë përfshirë dy automjete, një mjet tip “Ford Fiesta” dhe një “Audi”.
Si pasojë e përplasjes, një nga drejtuesit e mjeteve ka pësuar plagë në kokë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit për trajtim mjekësor, ku është jashtë rreziku, ndërsa janë shënuar dhe dëme materiale.

Si shkaqe kryesore dyshohen shkelja e qarkullimit rrugor, shpejtësia në drejtim dhe mosfunksionimi i semaforit në një nga kryqëzimet kryesore të zonës, një problem që është evidentuar edhe më herët nga banorët dhe drejtuesit e mjeteve.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet për të zbardhur dinamikën dhe përgjegjësitë e këtij aksidenti.

Rruga “Vllazërimi” njihet për numrin e lartë të aksidenteve, disa prej të cilave kanë qenë fatale, duke shkaktuar edhe humbje jete. Mungesa e sinjalistikës, ndriçimit natën dhe ndërhyrjet e pakta në sinjalistikë e bëjnë këtë segment veçanërisht të rrezikshëm, ndërkohë që kërkesat për ndërhyrje vazhdojnë të mbeten të paplotësuara.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humb jetën 23-vjeçari

Një aksident tragjik është shënuar në aksin rrugor Fushë-Krujë–Tiranë, në afërsi të fshatit Larushk, ku një 23-vjeçar me...

Zjarre në fshatrat e Peqinit, dy helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatrat Galush dhe Gjevurtë, të Peqinit, duke djegur rreth 20...

Nuk ishte nëna e tij, as mësuesja, Gruaja që përloti maturantin në ditën e diplomimit

Një përqafim pas ceremonisë së diplomimit është bërë viral për një arsye të veçantë: pas lotëve të një...

Kanceri i gjirit, thirrje për kontrolle në kohë: “Një hap i vogël që mund të bëjë një ndryshim të madh”

Me nisjen e fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, vëmendja rikthehet te një prej faktorëve që...