Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fllakë–Bisht Kamëz, në Durrës. Ngjarja ka ndodhur kur një 16-vjeçar, që drejtonte një automjet tip Volkswagen, përplasi një këmbësor, i cili ndërroi jetë në vend.
Viktima u identifikua si Qerim Bajrami, i cili mësohet se ka qenë peshkatar amator që po gjuante peshk në ligatinën e Fllakës, ndërsa adoleshenti që drejtonte mjetin, i identifikuar me inicialet K. B., nuk ka pësuar dëmtime fizike.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur veprimet proceduriale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Uniformat blu kanë kontrolluar edhe në kanalin buzë rrugës për të verifikuar nëse mund të ketë persona të tjerë të lënduar.


Drejtuesi i mjetit nuk ka leje drejtimi, për shkak të moshës së mitur, por kjo nuk e ka ndaluar të marrë dhe drejtojë një automjet me të cilin shkaktoi pasoja fatale për jetën. Hetimet vijojnë.
©️zërionline


