Burgim i përjetshëm për vrasësin e boksierit Besar Nimani

Date:

Share post:

Gjykata e Bielefeld-it në Gjermani ka dënuar me burgim të përjetshëm 34-vjeçarin Hüseyin Akkurt, i cili u shpall fajtor për vrasjen e boksierit shqiptar Besar Nimani. Ngjarja e rëndë ndodhi më 9 mars 2024 në qytetin gjerman, ku Nimani u qëllua për vdekje me 16 plumba, në një atentat të planifikuar bashkë me një person tjetër që ndodhet ende në arrati.

Sipas vendimit të gjykatës, vrasja është organizuar me paramendim, ndërsa autorët kanë vepruar me qëllim të qartë për të eliminuar viktimën. Gjatë gjithë procesit gjyqësor, i pandehuri Hüseyin Akkurt ka zgjedhur të mos dëshmojë dhe nuk ka dhënë asnjë shpjegim mbi motivin e krimit. Megjithatë, gjykata deklaroi se kishte në dispozicion mjaftueshëm prova për ta shpallur fajtor dhe për të vendosur masën më të rëndë të dënimit.

Prokuroria dhe përfaqësuesit ligjorë të familjes së viktimës kërkuan gjithashtu burgim të përjetshëm për të pandehurin.

Ngjarja ka pasur jehonë të gjerë edhe për shkak të një episodi tjetër të dhunshëm që ndodhi në fund të muajit shkurt para gjykatës në Bielefeld, ku katër persona u plagosën nga të shtënat me armë zjarri, përfshirë edhe babain e të pandehurit. Për këtë ngjarje janë arrestuar vëllai dhe një motër e Besar Nimanit, të cilët dyshohet se kanë vepruar për hakmarrje. Ata ndodhen nën masën e arrestit, por hetimet nuk kanë përfunduar ende për ngjarjen.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humb jetën 23-vjeçari

Një aksident tragjik është shënuar në aksin rrugor Fushë-Krujë–Tiranë, në afërsi të fshatit Larushk, ku një 23-vjeçar me...

Zjarre në fshatrat e Peqinit, dy helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatrat Galush dhe Gjevurtë, të Peqinit, duke djegur rreth 20...

Nuk ishte nëna e tij, as mësuesja, Gruaja që përloti maturantin në ditën e diplomimit

Një përqafim pas ceremonisë së diplomimit është bërë viral për një arsye të veçantë: pas lotëve të një...

Kanceri i gjirit, thirrje për kontrolle në kohë: “Një hap i vogël që mund të bëjë një ndryshim të madh”

Me nisjen e fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, vëmendja rikthehet te një prej faktorëve që...