Aksidenti tragjik ka ndryshuar përgjithmonë jetën e motrave Alessia dhe Mia Bardhi, duke lënë njërën në gjendje të rëndë në spital dhe tjetrën të përballur me dhimbjen e humbjes së nënës dhe gjendjen e motrës së vogël. Mia 9-vjeçare ndodhet ende në terapi intensive pas aksidentit të rëndë, ku humbi jetën nëna e saj. Motra e madhe, Alesia ka bërë një apel të ndjerë për ndihmë përmes një fushate në platformën GoFundMe.
Në një mesazh të sinqertë dhe plot dhimbje, Alessia shkruan:
“Sikur të mos ishte e domosdoshme, nuk do të kërkonim. Fatkeqësisht, po përjetojmë një dhimbje të pamasë: kemi humbur nënën tonë dhe tani motra ime është në terapi intensive. Në këtë moment të vështirë, kemi nevojë për ndihmë, si për ta përcjellë mamanë në udhëtimin e saj të fundit, ashtu edhe për trajtimin e Mias.”
Ajo shton se çdo ndihmë, qoftë edhe një euro, mund të bëjë diferencën në këtë situatë të rëndë, pasi Mia që ndodhet në terapi intensive ka nevojë për ndërhyrje.
“Na vjen keq që jemi detyruar të kërkojmë ndihmë, por rrethanat nuk na lënë zgjidhje tjetër. Nëse nuk mund të dhuroni, edhe vetëm shpërndarja e këtij mesazhi do të ishte një ndihmë e madhe. Faleminderit nga zemra kujtdo që do të na qëndrojë pranë”, shkruan ajo.
Fushata për ndihmë është hapur në këtë link:
Çdo mbështetje, sado e vogël, është një dritë shprese për këtë familje shqiptare që po përballet me dhimbjen më të madhe.
©️zërionline


