Koncert për një qëllim fisnik: Fondet do të përdoren për tabela informative për të verbërit në Durrës

Date:

Share post:


Në një mbrëmje të veçantë muzikore në ambientet e hotelit ikonik “Adriatik” në Durrës, pianisti i verbër italian Nicola Pio Nasca solli emocione të bukura për të pranishmit me interpretimin e tij virtuoz. Koncerti, i mbajtur mbrëmjen e së shtunës, kishte një qëllim humanitar, mbështetjen e një projekti në shërbim të komunitetit të personave të verbër në qytet.

Në bashkëpunim me Shoqatën e të Verbërve, Rotary E-Club Durrës 24 po planifikon vendosjen e tabelave informative zanore, ose në alfabetin Braille në disa institucione kyçe të qytetit, si qendrat shëndetësore, spitali, bashkia, njësitë administrative, policia, muzeu dhe pallati i kulturës. Këto tabela do të mundësojnë një akses më të lehtë dhe të pavarur në shërbime për personat e verbër dhe ata me shikim të dëmtuar.

Kontributi simbolik prej 10 eurosh për biletën e koncertit do t’i bashkohet fondit të mbledhur për realizimin e këtij projekti shumë të nevojshëm. “Së bashku mund të bëjmë një ndryshim të madh”, ishte mesazhi që shoqëroi mbrëmjen artistike me një repertor të pasur nga Bah, Shopen, Albeniz, si dhe këngë të njohura botërisht.

Nicola Pio Nasca – Muzika që sheh me shpirt

Nicola Pio Nasca, pianisti 22-vjeçar nga Trani, Itali, është një shembull frymëzues i fuqisë së vullnetit. I verbër që nga lindja, ai është muzikanti i parë italian që ka përfunduar studimet e plota në piano në Konservatorin “Niccolò Piccinni” të Barit. Me një sërë çmimesh ndërkombëtare në karrierën e tij, përfshirë performancën në Carnegie Hall në New York, Nicola dëshmoi me interpretimin e tij në Durrës se arti, pasioni dhe humanizmi nuk njohin kufij.

Këtë të dielë, ai do të interpretojë para artdashësve kryeqytetas në Teatrin e Operas dhe Baletit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Lezhë/ E qëlluan me armë ndërsa lëvizte me makinë, 30-vjeçari u shpëton plumbave

Një 30-vjeçar në Lezhë u ka shpëtuar paq plumbave në drejtim të tij. Ai po lëvizte me ‘Audi’-n e tij...

Arrestimi i Ermal Beqirit, SPAK kërkon ekstradimin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin...

Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, dyshohet për një viktimë

Një aksident i rëndë është regjistruar në një galeri kromi në malin e Tërnovës të Bulqizës Dyshohet se është...

Zjarr i madh në Fushë-Arrëz, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu mesditën e së shtunës në fshatin Bardhet, njësia administrative Qafë Mali,...