Qese e bidona plastike/ Ndotet lumi Mat, brigjet kthehen në ‘landfill’ me plehra

Date:

Share post:

Lumi Mat është tejet i ndotur nga mbetjet urbane dhe ato të ndërtimit që hidhen nga persona të papërgjegjshëm. Shqetësimin e kanë ngritur banorët e fshatrave në aksin Lezhë – Rubik, që kanë banesat pranë lumit. Sakaq Bashkia e Lezhës premton se do pastrojë zonën dhe do monitorojë territorin

Qese, bidona plastike, mbetje shtepiake, xhama te thyer e mbeturina ndertimi, jane hedhur kudo pergjate brigjeve te lumit Mat.

Krahas pamjes aspak normale, djegia e tyre shkakton ndotje të konsiderueshme të ajrit.

Hedhja e mbetjeve, sipas banorëve, ndodh kryesisht gjatë orëve të natës. Ata kërkojnë më shumë vigjilencë dhe prani të institucioneve në këtë zonë, me qëllim parandalimin e ndotjes dhe identifikimin e autoreve.

Bashkia Lezhë thotë se është në dijeni të problematikës, ndërsa e konsideron të vështirë monitorimin pasi nuk ka kamera ne rruge. Megjithatë premton se do pastrohen brigjet e lumit dhe personat që kapen duke hedhur plehra do të përballen me gjoba, madje dhe ndjekje penale.

Hedhja e mbetjeve në brigjet e lumit Mat, si në pjesën e Lezhës ashtu edhe në atë të Kurbinit, vijon të mbetet një problem shqetësues prej vitesh. Përveç ndotjes së mjedisit, situata rëndohet edhe më tej nga djegia e vazhdueshme e tyre.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Përkeqësohet punësimi për të rinjtë, u regjistruan si të papunë 4.3% më shumë në një vit

Të gjitha matjet zyrtare tregojnë përkeqësimin të mundësive për punësim te të rinjtë. Të dhënat nga Anketa e Forcave...

20 mijë lekë gjobë bizneseve për hedhjen e mbetjeve jashtë orarit në Durrës, dokumentohen shkeljet

Kontrollet për mbetjet urbane në Durrës po shoqërohen me masa administrative ndaj subjekteve që nuk respektojnë rregullat për...

Flota “sekrete” e Hormuzit, Irani sulmon marinsat amerikanë; 8 të plagosur

Një aspekt i panjohur më parë i operacioneve amerikane në Ngushticën e Hormuzit ka dalë në dritë, pas...

Donin të mashtronin Armand Dukën, kërkuan 100 mijë euro, arrestohen 2 të rinj në Tiranë

Dy të rinj, Edison Korra, 24 vjeç dhe Orest Balla, 23 vjeç, janë arrestuar në Tiranë pasi kanë...