Ndërsa na ndajnë vetëm katër ditë nga zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përcjellë një mesazh të fortë ndërgjegjësues për qytetarët shqiptarë.
“Mos lejo të tjerët të flasin për ty. Vota jote është vetëm e jotja. Voto pa frikë!”, thuhet në deklaratën e publikuar nga ambasada, e cila vjen si një thirrje për pjesëmarrje të lirë dhe të përgjegjshme në procesin zgjedhor.
Mesazhi nënvizon rëndësinë e votës së çdo qytetari si një akt personal dhe sovran, ndërsa promovon zgjedhjet e lira dhe demokratike si themel i një shoqërie të drejtë dhe funksionale.
Ambasada amerikane ka qenë historikisht një mbështetëse e fortë e proceseve demokratike në Shqipëri, duke theksuar në vazhdimësi nevojën për zgjedhje të ndershme dhe transparente.
©️zërionline


