Jo çdo protestë është shpresë. Një refuzim ndaj farsës opozitare të radhës

Date:

Share post:

Nga Joni Myshketa
*Kandidat i KEI, qarku Durrës

Është bërë thirrje për protestë ditën e nesërme nga “kryeopozitari i vërtetë”.

Në parim jam dakort me çdo protestë sidomos kundër kësaj kaste që tash kërkon tê gëzojë sërish në kurrizin tonë mandatin e katërt.

Por një e tillë në këto kushte është me hije të errëta, është farse, nuk është reale, nuk është për qytetarët, por për të hequr vëmendjen nga përgjegjësitë e mos ngritjes së një alternative fituese, të një ekipi fitues, por vetëm të rreshtave për të ruajtur status quo-në e kjo u arrit me vrasjen e demokracisë përmes listave të mbyllura.

Protesta e thirrur ditën e nesërme është për të mos zbatuar ligjshmërinë brenda forcës politike, e ç’mund të presësh të nesërmen për zbatimin e ligjit.

Protesta e nesërme nuk është në dobi të atyre qytetarëve që nga dëshpërimi dhe hallet e shumta që krijon Rama & Co të besuan se do e rrëzojë me revolucion brenda 6 muajve.

Protesta e nesërme është hileqare pasi duhet zbatuar neni “Basha” në fillim, duhet bërë një analizë reale dhe e thelluar, duhen evidentuar të gjitha zullumet e ndodhura në këto zgjedhje e duhet bashkëpunuar me Drejtesinë e Re duke i dhënë materialet e duhura e duke e mbështetur atë (Drejtësinë).

Protesta e nesërme është nje amnisti ndaj Ramës idem si slogani’ Është radha jonë” dhe një thikë pas shpine e të gjithe atyre qytetarëve që janë gati të ndjekin deri në fund çdo protestë që ka moral, që është reale dhe perfaqeson qytetarët e jo I përdor ato si Mish për top.

Dhe retorika e patericave të regjimit nuk ju pin më ujë, o legjendar.

Retorika se Basha është ai që mban peng opozitën nuk ju pin më ujë.

Ky i fundit e shënoi fatin e tij politik me veprimet e mosveprimet në kohën e duhur dhe rezultati u pa.

Nuk ka regjim që të tjetersojë vullnetin e një populli kur udhëhiqet nga njerëz të ndershëm, atdhetarë, të vërtetë e që ndajnë të njëjtat halle me qytetarët.

Ju skeni më asnjë lidhje me ne njerëzit e thjeshtë.

Ju jeni supermilionerë (me euro, dollaro, lingota etj) aq sa edhe ata perëndimorët do ju kishin zili për nga shifrat që keni bërë, por jo nga mënyra, se I keni nelë kurrizin tonë, e kam per ju medemek udheheqësit e “Opozites Reale”.

Ju që shpenzoni 6.000.000 dollarë për hallet tuaja personale e që nuk sjellin asnjë dobi për ne qytetarët e thjeshtë që çdo ditë duhet të përballemi me llumin ku Rama & Co na ka zhytur dhe që ju keni pjesën tuaj të fajit për ortakërinë që keni me to.

Lista është shume e gjatë pa dashur t’ju lodh me tepri o miq, por ka mbetur aspak kohë që vendi të kthehet në një favelas, andaj duhet reaguar seriozisht për të dalë nga kjo situatë pasi 4 vite të tjera me këtë zullum në krye, janë një kthim në erën e Andertalit për ne si popull.

Prandaj nuk do jem nesër pjesë e një farse e në dobi të atij (AY) dhe interesave të tij.

Protesta vjen pas analizës dhe duhet të jetë vetëm një e vetme deri në shporrjen e kësaj kaste antikombëtare.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Një mësues humb jetën në rrugën e shkollës dhe harresës

Ai nuk ishte ushtar, por ra në krye të detyrës. Nuk kishte armë, por një çantë me ditarin...

Para pa deklaruar dhe pajisje të dyshimta, në pranga 49-vjeçari në dalje të Portit

Një 49-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në flagrancë në Pikën e Kontrollit Kufitar të Portit të Durrësit, pasi...

Ndërtime pa leje në Himarë, Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 7 persona

Prokuroria e Vlorës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq për shpërdorim detyre 4 ish-zyrtarët e IMT-së Himarë dhe 3 shtetas për...

Përfundimisht 30 vite burg shqiptares që masakroi çiftin Tasho në Itali

41-vjeçarja shqiptare, Elona Kalesha është dënuar me 30 vite burg nga Gjykata e Kasacionit në Itali. Dënimi i...