Pranga autorit të aksident tragjik në Plepa. Përplasje në gjendje të dehur dhe kanosje me armë sportive. Tri ngjarje në Durrës

Date:

Share post:

Policia e Durrësit ka ndërhyrë në tre raste të ndryshme gjatë ditës së djeshme, për ngjarje që variojnë nga aksidente fatale në rrugë, përplasje të shkaktuara nga drejtimi i automjetit në gjendje të dehur, deri te konflikte me armë sportive mes banorësh.

Një ngjarje tragjike u shënua në aksin rrugor “Plepa-Kavajë”, ku një këmbësore humbi jetën pasi u përplas nga një automjet. Policia njofton se është arrestuar në flagrancë shtetasi S. P., 54 vjeç, banues në Tiranë, i cili duke drejtuar automjetin, aksidentoi 42-vjeçaren A. M., e cila fatkeqësisht ndërroi jetë në vendngjarje.

Ndërkohë, një tjetër drejtues automjeti, shtetasi A. L., 50 vjeç, banues në Durrës, është vënë në pranga pasi, në gjendje të dehur, ka shkaktuar një përplasje me dy mjete të tjera, duke sjellë dëme materiale.

Nga Shijaku vjen një tjetër rast i pazakontë. Një konflikt mes dy fqinjeve në fshatin Xhafzotaj ka degraduar në kanosje me armë. Policia ka referuar materialet në Prokurori për shtetasen D. F., 77 vjeçe, e cila dyshohet se ka kërcënuar me armë sportive shtetasen V. L., 50 vjeçe. Gjatë kontrollit në banesën e të moshuarës, u sekuestruan dy armë sportive.

Të gjitha materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Prokuroria e Tiranës sekuestron 10 milion euro, çon në gjyq administratorin e ‘Euro Beton 2005’ sh.p.k., për pastrim parash

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq...

Shfrytëzim prostitucioni në Itali, arrestohet 71-vjeçari në Vaun e Dejës

Policia ka arrestuar në Vaun e Dejës Kol Ndojin, 71 vjeç, të cilin autoritetet italiane e kishin shpallur...

Siguria në shkolla/Goditet grupi që shpërndante drogë, arrestohen 4 persona

Një grup që shpërndante lëndë narkotike pranë institucioneve arsimore në Fier është goditur nga policia, pas disa muajsh...

Nju Jork/ Tronditet Wall Street, fshihen 3.2 trilionë dollarë nga tregu

Një e enjte e zezë kjo që lamë pas për Wall Street-in, ku tregjet amerikane pësuan rënie të...