Fundi i një vrasësi

Date:

Share post:

Stefano Argentino, i cili ishte lënë në paraburgim me akuzën e vrasjes së shoqes së tij të klasës Sara Campanella, u gjet i vdekur dje pasdite në qelinë e tij në burgun e Mesinës.
I riu, i cili u akuzua se e kishte vrarë me thikë Campanellën më 31 mars, dyshohet se kreu vetëvrasje duke u varur pasi u nda nga dy të burgosurit e tjerë.

Sipas informacioneve nga Corriere della Sera, Argentino kishte treguar më parë tendenca vetëvrasëse dhe për këtë arsye ishte vendosur nën mbikëqyrje të rreptë. Kohët e fundit, megjithatë, ai ishte kthyer në një qeli me dy të burgosur të tjerë, gjë që u interpretua si një shenjë se gjendja e tij po stabilizohej. Prokuroria Publike e Mesinës ka nisur tashmë një hetim mbi rrethanat e vdekjes së Argentinos, për të përcaktuar nëse kishte ndonjë mangësi në mbikëqyrjen e tij.

Seamca e parë gjyqësore për vrasjen me thikë të Sara Campanella-s, e cila tronditi opinionin publik në Itali, ishte planifikuar për 10 shtator.

spot_img

Artikuj të lidhur

Nju Jork/ Tronditet Wall Street, fshihen 3.2 trilionë dollarë nga tregu

Një e enjte e zezë kjo që lamë pas për Wall Street-in, ku tregjet amerikane pësuan rënie të...

Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

Shqipëria synon të hyjë në tregun ndërkombëtar të krediteve të karbonit dhe të shesë kredite deri në vitin...

Antimafia Italiane godet organizatën kriminale që dërgonte flori në Shqipëri

Policia italiane ka goditur një rrjet kriminal të përbërë kryesisht nga shqiptarë, i dyshuar për trafik ndërkombëtar të...

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...