Qëllohet më thikë për vdekje 42-vjeçari në Berat

Date:

Share post:

Vendi është tronditur ditën e sotme nga vrasjet me thikë. Pas dy ngjarjeve të rëndë në Durrës dhe Tiranë, një 42-vjeçar është qëlluar për vdekje në lagjen e Kalasë së Beratit.

Krimi ka ndodhur rreth orës 15:10 pas një konflikti mes dy personave. Të përfshirët në sherr janë 63-vjeçari Kristo Memo i cili ka goditur me thikë 42-vjeçarin Keli Hoxhën, pas një konflikti për motive të dobëta.

Kristo Memo

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se sherri mes dy burrave ka nisur për shkak të një kali, me të cilin autori ofronte xhiro për turistët në zonën e kalasë.  Autori, i cili ka precedentë penalë për një vrasje të mëparshme me thikë në Greqi, është ende në arrati. 

Policia ka rrethuar zonën dhe po punohet për kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

spot_img

Artikuj të lidhur

Fier/ Vazhdon goditja e skemës për përvetêsimin e pronave, 2 arrestime dhe qindra mijëra euro të sekuestruara

Prokuroria e Fierit ka vijuar hetimet për një skemë të dyshuar të përfitimit dhe regjistrimit të kundërligjshëm të...

Krim brenda familjes në Tiranë, burri vret me thikë gruan në sy të nipit

Ngjarje e rëndë në Tiranë. Një krim brenda familjes ka ndodhur mesditen e sotme në zonën e Zogut...

Skandali me figurën e Cerciz Topullit, dorehiqet drejtori i Trashegimise Kulturore ne Gjirokaster Florian Hysi

Indinjata publike dhe vala e reagimeve negative lidhur me skandalin e paraqitjes së heroit kombëtar Çerçiz Topulli në...

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për karburantet

Bordi i Transparencës ka zhvilluar mbledhjen e parë pas shpalljes së situatës së rënduar në tregun e hidrokarbureve....