Arrestohet ish-kreu i FSDKSH, pezullohen nga detyra dy punonjëse! Në kërkim administratori i një depoje farmaceutike

Date:

Share post:

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 8 masa sigurie për administratorin e një depoje farmaceutike dhe punonjës të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) për veprat penale falsifikim dokumentesh dhe fshehje e të ardhurave. Ata akuzohen se kanë falsifikuar dokumente dhe inventarë fiktivë të barnave me vlerë mbi 700 mijë euro për të përfituar fonde rimbursimi nga FSDKSH.

Për dy prej tyre, është dhënë masa e sigurisë arrest në burg, administratorin e depos Frigul Milla, i cili është shpallur në kërkim, si dhe për ish-drejtorin e FSDKSH, Spartak Zekja, masë e cila është ekzekutuar. Për tre punonjësit e Fondit, Romina Agalliu (detyrim paraqitje), Zade Mali (pezullim nga detyra dhe ndalim daljeje jashtë vendit dhe Esjana Gjishti (pezullim nga detyra dhe ndalim daljeje jashtë vendit).

Për dy të tjerat, Alba Zylfo dhe Jona Berberi është dhënë masa detyrim paraqitje dhe ndalim daljeje jashtë vendit.

spot_img

Artikuj të lidhur

Kapet në Rusi “bosi” i 50 tonëve kokainë, Salvatore Aliu

Një prej emrave më të kërkuar të dosjes së madhe të kokainës është vënë në pranga. Salvatore alias...

Arresti i drejtoreshës së SHISH, Rama i delegon kompetencat Elvis Lilës, Drejtor i Departamentit Operativ

Elvis Lila, drejtori i Departamentit Operativ në SHISH është komanduar në krye të këtij institucioni nga kryeministri Edi...

Sërish zjarr në qytetin e Vlorës, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Një tjetër zjarr është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Flakët janë aktive në zonën mbi Spitalin...

Skandali me cerifikatën e COVID-it, reagon trajneri i Zvicrës: Do të gjejmë një zgjidhje për Granit Xhakën

Situata e Granit Xhakës ka marrë vëmendje të madhe në Zvicër, pas pranimit të mesfushorit se gjatë pandemisë...