Ish-futbollisti legjendar David Beckham është nderuar me titullin e lartë “Knight Bachelor”, duke u shpallur zyrtarisht “Sir David Beckham” nga Mbreti Charles III.
Ky është një prej titujve më prestigjioz që jepet në Mbretërinë e Bashkuar dhe vjen si njohje për kontributin e jashtëzakonshëm të Beckham në sport dhe në përfaqësimin e Anglisë në arenën ndërkombëtare.

Beckham e priste këtë nderim prej më shumë se një dekade, pasi ishte propozuar për herë të parë mbi dhjetë vjet më parë. Ish-kapiteni i kombëtares angleze dhe ylli i Manchester United ka qenë një nga figurat më të dashura në botën e futbollit, i njohur jo vetëm për talentin në fushë, por edhe për ndikimin e tij në promovimin e sportit dhe të bamirësisë.

Ceremonia e dekorimit u zhvillua në pallatin mbretëror, ku Beckham mori titullin e tij nga vetë Mbreti Charles III, duke u bërë kështu një ndër personalitetet më të njohura të sportit britanik që mbajnë këtë nderim fisnik.


