Shiste kokainë në Lushnje, arrestohet 32-vjeçari

Date:

Share post:

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës, pasi akuzohet për shpërndarje droge.

Sipas policisë, i riu i identifikuar si Marko Xhafa shpërndante kokainë në doza në zona të ndryshme të këtij qyteti.

Lënda narkotike e gjetur gjatë kontrollit fizik u sekuestrua si provë materiale.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që shiste lëndë narkotike të forta, në doza, në zona të ndryshme të rrethit Lushnjë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kapën dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasin M. Xh.,32 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njoftoi sot policia.

spot_img

Artikuj të lidhur

Detaje nga plagosja te “Petro Nini”, 49-vjeçari në gjendje kritike; arrestohet autori

Detaje të reja janë mësuar nga plagosja me thikë e ndodhur mbrëmjen e sotme pranë gjimnazit “Petro Nini...

Kapet në Rusi “bosi” i 50 tonëve kokainë, Salvatore Aliu

Një prej emrave më të kërkuar të dosjes së madhe të kokainës është vënë në pranga. Salvatore alias...

Arresti i drejtoreshës së SHISH, Rama i delegon kompetencat Elvis Lilës, Drejtor i Departamentit Operativ

Elvis Lila, drejtori i Departamentit Operativ në SHISH është komanduar në krye të këtij institucioni nga kryeministri Edi...

Sërish zjarr në qytetin e Vlorës, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Një tjetër zjarr është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Flakët janë aktive në zonën mbi Spitalin...