Pas përplasjeve te Xhamia Ebu Beker, Myftinia Shkodër ndalon punimet e Bashkisë pranë Xhamisë Parrucë

Date:

Share post:

Një ditë pas përplasjeve mes Policisë Bashkiake dhe përfaqësuesve të Myftinisë Shkodër për heqjen e një tabele me thënie profetike në afërsi të Xhamisë Ebu Beker, situata ka marrë zhvillime të reja.

Myftinia Shkodër ka njoftuar sot ndalimin e punimeve që po kryheshin në zonën përreth Xhamisë Parrucë, pjesë e një projekti të Bashkisë Shkodër. Në një deklaratë për median, institucioni fetar thekson se punimet po zhvilloheshin në “truallin vakëf”, pronë e Myftinisë.

Në njoftim thuhet:

Myftinia Shkodër njofton se ndalon vazhdimin e punimeve të projektit të Bashkisë Shkodër, të cilat po zhvilloheshin në truallin vakëf të saj, pranë Xhamisë Parrucë.”

Ky veprim vjen pas tensioneve të regjistruara një ditë më parë, kur punonjës të Policisë Bashkiake ndërhynë për të hequr një tabelë me thënie profetike të vendosur nga Myftinia pranë Xhamisë Ebu Beker.

Ndërhyrja shkaktoi reagime në opinionin publik dhe në komunitetin mysliman të qytetit, ndërsa situata mbetet ende e ndjeshme.

spot_img

Artikuj të lidhur

Matura Shtetërore/ Mbi 2200 maturantë në Durrës dhanë sot provimin e parë

Rreth 2,214 maturantë iu drejtuan sot 11 qendrave të administrimit për provimin e parë të Maturës Shtetërore 2026,...

Grabitet me armë OTP BANK në Tiranë

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme brenda një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake,...

Eurobasket: Kristi Gorea shpallet qendra më e mirë, pjesë e ekipit ideal të Shqipërisë

Basketbollisti durrsak, kapiteni i Teutës Kristi Gorea ka marrë një nga vlerësimet më të rëndësishme të karrierës së...

Matura Shtetërore/ 26 mijë nxënës i nënshtrohen provimit të parë, Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të...