E diela e fundit e vitit, Mes asaj që ikën dhe asaj që vjen

Date:

Share post:

Është e diela e fundit e vitit 2025. Tri ditë para natës së ndërrimit të viteve 2025–2026. Një ditë që nuk ka zhurmën e festës, por as peshën e zakonshme të javës. Një hapësirë e vogël kohe ku gjithçka duket sikur ngadalësohet.

Qyteti zgjohet më vonë se zakonisht. Kafenetë mbushen me biseda të qeta, jo për plane të mëdha, por për bilance të heshtura. “Si na shkoi ky vit?” është pyetja që endet në ajër, edhe kur nuk thuhet me zë. Dikush uron të mos vijë kurrë. Një tjetër rendit momentet e bukura. Njerëzit flasin për gjëra të vogla. Një pushim të munguar, një takim të shtyrë, një ëndërr që mbeti pezull.

Në shtëpi, pastrimi nuk është më thjesht rutinë. Ka diçka simbolike në heqjen e gjërave të panevojshme, në sistemimin e një sirtari, në rregullimin e një qosheje që ka qenë rrëmujë gjithë vitin. Është sikur, duke rregulluar hapësirën, përpiqemi të rregullojmë edhe mendimet, jetën tonë.

E diela e fundit e vitit nuk kërkon zhurmë. Na fton në reflektim. Në kujtimet që na bënë të qeshim dhe në ato që ende dhembin. Në njerëzit që u afruan dhe ata që u larguan pa zhurmë. Në fitoret e vogla që nuk i festuam dhe në humbjet që na mësuan më shumë se sa donim.

Ndërkohë, vitrinat, sheshet flasin për festë. Dritat ndizen më herët, qyteti, lokalet përgatiten për natën e madhe, por kjo ditë mbetet si një ndalesë e domosdoshme. Një frymëmarrje e thellë para hapit të radhës.

Sepse ndonjëherë, më e rëndësishmja nuk është nata e ndërrimit të viteve, por kjo e diel e qetë përpara saj. Kur e shkuara ende është pranë dhe e ardhmja nuk ka trokitur ende. Një ditë për të qenë thjesht këtu, në paqe me veten dhe atë që lëmë pas, në fund të një viti dhe në prag të një tjetri.
L. B.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...

Familja e 25-vjeçares skoceze që humbi jetën në Durrës kërkon ndihmë: Duhen 10 mijë paund për kthimin e trupit

Familja e Ferne King, 25-vjeçares nga Skocia që humbi jetën gjatë pushimeve në Durrës, po kërkon ndihmë financiare...

Arrestime të ligjshme” Gjykata jep masat e sigurisë për protestuesit

4 protestues nga 22 të arrestuar për dhunën që shpërtheu në protestën kombëtare të shtunën, u lanë në...